Era Istrefi i zë vendin Kylie Jenner
Përveç suksese të arritura në muzikë, tashmë këngëtarja që po ngjit vrullshëm shkallët e famës po shtrin ndikimin e saj edhe në industrinë e kozmetikës.
Po flasim për Era Istrefin e cila sipas Prive, shumë shpejt do të zyrtarizojë një kontratë të majme me një prej emrave më të mëdhenj të kozmetikës, Revlon, imazh i së cilës ka qenë së fundi Kylie Jenner.
Era do të jetë pjesë e Sinful Colors, që përmban një seri llaqesh për thonjtë. Pasi të nënshkruajë kontratën, Era do të jetë e lirë të krijojë, sipas preferencave të veta, edhe një seri ngjyrash të preferuara.
Please follow and like us: