Kardashian do të votojë për Hillary Clinton
Kim Kardashian dëshiron t’i tregojë mbarë botës se ajo nuk do të votojë për Donald Trump. 35-vjeçarja bëri me dije se ajo është më se e vendosur për të votuar kandidaten demokrate për “Shtëpinë e Bardhë”, Hillary Clinton.
“Pa asnjë dyshim, unë jam me Hillary. Unë besoj se ajo do të përfaqësojë më se miri vendin tonë dhe është personi i duhur për të drejtuar Amerikën”, tha Kim.
Please follow and like us: