Klinika private ku nuk do kthehem me kurrë!
Nga Bashkim Zahaj
Ajo gjendet ne Laprake, anes rruges gjithe pluhur. Emri te tundon, mjeku i ardhur nga jashte gjithashtu. Godina eshte ne stilin ” non sens” shkallet nuk te çojne gjakundi. Ashensori po. Ne hyrje nje recepsion me dy goca te reja qe te presin dhe nje ekran ne mure qe jepte vazhdimisht imazhe 3 D te patologjise.
Kisha rezervuar me perpara nje konsulte me mjekun e huaj. – ” Neser keni viziten”- me kishte kujtuar ne telefon nje dite perpara recepsionistja. Me pelqeu komunikimi, me se fundi edhe ne do behemi. Xhentilesa e zeri melodioz nuk mu ndane nga mendja.
U paraqita ne orar. Vajza pa uniforme me kerkoi te dhenat. Plotesoi qetesisht nje formular dhe duke me buzeqeshur tha- 100 euro zoteri -. Pagova. Dola nga ashensori .
Ne murin perballe nje tjeter ekran me po te njejtat imazhe. Sa bukur. Me shoqeruan ne dhomen e mjekut, ose keshtu e kuptova une. “-uluni- me tha vajza. Dhoma qe e vogel dhe e thjeshte. Mjeku nuk ishte. Vajza ( edhe kjo pa uniforme) pyeti formalisht per viziten.
Fillova te shpjegoja kur ajo me nderpreu. – ” e qarte -” me tha dhe doli nga dera. Po prisja. Dera u hap prap. Buri i gjate me flok te bardhe qe mu perball ishte mjeku. Nje grup personeli i rinin pas. U ngrita e u salutuam. Prita te ulej ne tavolinen perballe e te tjeret te sistemoheshin por jo. U gjenda i befasuar. Asnje nuk kishte ndermend te ulej e aq me pak te me degjonte. “Hansi” pyeti ne anglisht e une mezi arita te shqiptoja nje fjali.
Kerkoi nje analize plotesuese dhe me zgjati doren gjithe respekt. Kuptova se mbaruam. Doja te kuptoja se sa sekonda zgjati e gjithe kjo. Pashe oren, e tunda, akrepat ishin po aty. – Sa te afte- thashe me vehte. Mora dosjen me analiza te cilen “Hansi” nuk e preku me dore e dola per tu kthyer sipas planifikimit.
…Makinen e lava dhe ashtu i lare e i hekurosur parkova prane nje lukunie qensh endacake te shtrire perpara klinikes. Duke buzeqeshur salutova vajzat pa uniforme. E para sa tundi pak koken e me pa e çuditur.
E sqarova se isha ai i djeshmi, ja dhe fatura, ja dhe analiza qe kerkoi “Hansi” ja dhe orari juaj. Vajza nuk u bind. Mu afrua pak dhe si ne konfidence me peshperiti -” ju kemi lajmeruar, orari juaj eshte shtyre pas kater oreve “.
Te thuash u shtanga eshte pak prandaj qesha. Asnje thirrje e humbur tek une e asnje thirje e regjistruar te adolishentja. Kisha anulluar fund javen ose weekend -in siç thuhet pas ‘ 90. Jo vetem kaq por asnje dosje me vehte e as nje laps si bej zakonisht, as ipad – in per te vizionuar ne internet.
Keshtu eshte kur degjon gruan. -” Ore do shkosh per vizite apo do ngulesh per pune…….pse si kujton se eshte si ne shtet ?” Debati zgjati disa minuta. Menaxheri ,nje djale i dhjamur e rrumbullak me beri me dije te prisja edhe nje ore duke me dhene te drejte per ankesen.
Prita…….ora kaloi. Asgje. Tashme e drejta per te me kthyer pagesen duhej respektuar. Nje shetitje me ashensor nga vajzat pa uniforme i dha fund durimit tim pa me kthyer pagesen per nje sherbim te pa bere, mu duk sikur me kishin futur doren ne xhep.
Jo, çelsat e makines i kisha. Dola jashte ku tashme kishte filluar te errej. Zura hunden me duar nga era e qelbur. Hypa ne makinen e mbuluar nga pluhuri dhe u zhduka drejt Tiranes per te mos u kthyer me kurre…