Albspirit

Media/News/Publishing

Sharlatani Rama sulmon gazetaret se jane sharlatane!

Sharlatani Rama sulmon gazetaret se jane sharlatane!

Nga Ilir Demalia

Tashmë arroganca dhe shigjetat që lëshon Rama sikur ky të jetë Zeusi për ata që mendojnë ndryshe nga Rama është një gjë e zakonshme e natyrës së tij prej deliranti, mitomani që në inkoshiencë është komleksi inferioritetit, frikacakut nga komleksi krimit.

Dje Rama i quajti të gjithë ata gazetarë, qytetarë që ishin kundër ligjit të plehrave, sharlatanë, injorantë që duan të helmojnë mëndjet e njerëzve.

Le të mendojmë se ata që janë kundër ligjit të plehrave prej plehut të plehrave, nuk janë të qartë të dallojnë plehun nga plehrat e plehut të krijuar nga plehu i plerave!

A ka të drejtë kryeministri vendit ti quaj sharlatanë këta që janë të shqetsuar për futjen e plehrave të jashtme që ti hypin sipër plehrave të vendit si kryeplehrë e plehut të vendit në majën e plehut jashtëm?

Unë mendoj se jo.

Përpara se të lëshonte shigjetat e mutit të lyera në plehun e pirgut pleharave rilindase, duhet të kishte bërë transperencë, të krijohej një debat publik, të dëgjohej zëri qytetarit ( n.q.s. ka ngelur më zë qytetarie) dhe pastaj mund të jepte verdiktin Zeusi me 63 votat e plehut, prej plehut për pleh.

Rama ka dhe një shanc të fundit që të bindë ata që kundërshtojnë plehun e plerave se ato jane të padëmshme!

Fabrikën e Riciklimit të Plehrave ta ngrejë para BUNKERIT tij në Surrel ku mund të ngrejë dhe një fushë lojrash për Zahon.

Vetëm kêshtu Rama do të më bindë se ka të drejtë të na thotë sharlatanë dhe plehrat e plehut të plehut prej kryeplehut nuk janë të dëmshme.

Please follow and like us: