Zbulohet lista e këngëve të albumit të ri të Rita Orës
Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka dhënë detaje të reja për albumin e saj të dytë, përderisa është zbuluar edhe lista e këngëve që deri më tani kanë përfunduar dhe do të jenë pjesë e albumit.
Në një intervistë për Evening Standard ajo ka konfirmuar se albumi do të përfundojë në tetor, kurse pritet të lançohet në fund të këtij viti ose në fillim të 2017, transmeton Koha.net.
“Tani jam në një pikë të jetës sime kur kam label të mrekullueshëm, jemi vërtet gati që të kalojmë në nivelin tjetër. Nuk jam rritur vetëm si individ, por edhe si femër, njerëzit do ta shohin këtë. Për tre muaj kam jetuar në New York për tre muaj duke incizuar ‘America’s Next Top Model’, tani jam në Londër për dy muaj duke incizuar gjithçka me ekipin tim të ëndrrave. Pastaj në tetor do të fluturojë për në Los Angeles që ta përfundojë albumin”, ka thënë ajo.
Rita Ora ka konfirmuar se do të ketë këngë në bashkëpunim me yje të mëdha si Jay Z, Prince, Ed Sheeran, Macklemore, dhe Wiz Khalifa etj.
“Jam shumë e emocionuar për albumin e ri. Ka njerëz në të për të cilët as që kam ëndërruar se do të bashkëpunojë, si Jay Z e Prince për shembull. Kam bërë këtë këngë të mrekullueshme me Ed për miqësinë tonë, ai është një nga shokët e mi më të mirë. Është e mrekullueshme të kesh një shok në këtë industri të gjinisë së kundërt me të cilin s’ke punuar. Ai është një legjendë. E respektoj atë në shumë mënyra”, ka thënë Rita.
Rita Ora më parë kishte konfirmuar se në albumin e saj të ri do të ketë këngë me motive nga Kosova, me instrumente që përfaqësojnë kulturën shqiptare.
Kjo është lista e këngëve të albumit të ri të Rita Orës, disa prej të cilave tashmë janë publikuar.
“A Little More”
“Body On Me” (feat. Chris Brown) | Stefan Johnson, Balazs Harko, Tinashe Sibanda, Rosina Russell, Jordan Johnson, Robin Ellingsen, Chris Brown, Marcus Lomax & James Abrahart
“California Love” | Rita Ora, Martin Terefe & James McCollum
“Can’t Stop Loving You” | Rita Ora, Martin Terefe, Sacha Skarbek & James McCollum
“Caught On Fire” | Rita Ora, Mikkel S. Eriksen & Tor Erik Hermansen
“Cigarrette” | Rita Ora, Pete Martin & Ruth Anne Cunningham
“Deny” | Rita Ora, Martin Terefe & Nicholas Whitecross
“Disco Fever”
“Egyptian Cotton” | Justin Tranter, Raja Kumari & Kenneth Coby
“(Every Woman Needs a) Superman” | Rita Ora & James McCollum
“Fools Gold” | Rita Ora, Martin Terefe & James McCollum
“Get a Little Closer”
“Grateful (from “Beyond the Lights” original motion picture soundtrack)” | Diane Warren
“I Will Never Let You Down” | Calvin Harris
“In the City” | Rita Ora, Mikkel S. Eriksen & Tor Erik Hermansen
“I’m Right Here” | Rita Ora, Mikkel S. Eriksen & Tor Erik Hermansen
“Kingdom Come”
“Last Love” | Marcus Durand Lomax, Chantal Kreviazuk, Adam Johnson Stefan, Kendall Johnson Jordan & Bernard Coffee Clarence
“Love Is Dangerous” | Rita Ora & James McCollum
“Money” | Nicholas Ruth, Rita Ora & Sohn
“No More You” | Shaffer Smith, Mikkel S. Eriksen & Tor Erik Hermansen
“Not Scared”
“One Too Many Times”
“Poison” | Nolan Lambroza, Julia Michaels & Kate Nash
“Religion” (feat. Wiz Khalifa)
“Shy” | Rita Ora, Martin Terefe & James McCollum
“Solid Ground” | Rita Ora, August Rigo, Mikkel S. Eriksen & Tor Erik Hermansen
“Sugar Daddy” | Meghan Trainor
“Suicidal” | Rita Ora, Robert Rihmeek Williams & Carlton Mays
“Testosterone” | Thomas Wesley Pentz
“Things Can Only Get Better” | Tommy Sims, Rita Ora, Martin Terefe & Sacha Skarbek
“Tonight” | Jonathan Shave, Jason Pebworth, Rita Ora, Greg Fleming & George Astasio
“Touch the Sky”
“Us” | Ed Sheeran
“Waiting” | Rita Ora & Martin Terefe
“Where Did the Ones Go” | Rita Ora, Martin Terefe & Sacha Skarbek
“Young Dreamers” (feat. Macklemore)