Taksisti i Tiranës që mbështet Donald Trump, në vëmendje të mediave të huaja
Mediat e huaja, Associated Press , Daily Mail por dhe Fox News i kanë kushtuar një artikull taksistit shqiptar Uljan Kolgjegja për stilin e tij të çuditshëm, të pa parë ndonjëherë në taksistë të tjerë.
Kolgjegja tha për mediat e huaja se tani mbante foton e kandidatit për president në SHBA, Donlad Trump pasi e kishte ndihmuar në biznesin e tij.
“Vendosa ta vë Trump-in në xhamin e pasëm të makinës që kur kryeministri Edi Rama tha se Trump mund të ishte një kërcënim i vërtetë për marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”.
Uljani tha se kështu kishte tërhequr vëmendjen në të gjithë kryeqytetin shqiptar, Tiranë dhe se po fitonte më shumë para se në 13 vite si shofer taksie.
“Fotot e tij kanë tërhequr shumë klientë” tha ai për Asiciated Press.
Kolgjegjga beson se Trump do të sjellë zhvillime të reja në botë nëse zgjidhet president, ndërsa është më skeptic për zgjedhjen e kandidates demokrate Hillary Clinton.
“Shikoje botën tani, plot luftra, Obama e Clinton nuk kanë bërë shumë për paqen në botë. Trump do ta ndryshojë situatën,” thotë ai.
“Kur Trump të zgjidhet President, do hedh 200 fishekzjarrë përpara zyrës së Ramës” thotë Kolgjegja.