Arrestohet një protestues kundër Putinit në Moskë
Një protestues i njohur kundër presidentit rus, Vladimir Putin është arrestuar në Moskë, teksa ishte duke protestuar i vetëm.
Roman Roslovtsev është arrestuar sot në Sheshin e Kuq në Moskë, teksa ka majtur një poster ku shkryhej “Unë nuk frikësohem nga 212.1!”. Ky numër është referencë për Kondin Penal të Rusisë, sipas të cilit, njerëzit mund të dënohen deri me 5 vjet burgim, nëse marrin pjesë në më shumë se dy ngjarje të palejuara publike në një periudhë kohore prej 180 ditësh.
Roslovtsev është bërë i njohur pasi ka protestuar i vetëm duke mbajtur një maskë të presidentit rus Vladimir Putin.
Në muajin gusht mediat kanë raprotuar se Roslovtsev është duke kërkuar azil politik në Ukrainë por më vonë ai ka thënë se akoma nuk ka bërë kërkesë zyrtare për azil.