Blerta Dujaka grimon Paris Hilton
Make-up artistet kosovare, Blerta Dujaka dhe Vjosa Metaj Cena, janë zgjedhur nga akademia më e madhe në botë PHINESSE si make-up artistet më të mirë, duke ju dhënë kështu të drejtën për të trajtuar studentë për make-up në gjithë botën, shkruan KultPlus.
Shqiptarët po tregohen të suksesshëm në fusha të ndryshme anë e mbanë botës. Emrat e tyre po i dëgjon bota e puna e tyre po mahnitë të gjithë. Kështu ndodhi edhe me make-up artistet Blerta Dujakadhe Vjosa Metaj Cena, të cilat janë zgjedhur Master të akademisë më të madhe në botë për vetulla tatoo dhe kanë marrë titullin PHIMASTER.
Ato tashmë janë përzgjedhur që të mbajnë trajnime për vetulla në gjithë botën. Phiacademyështë një akademi e themeluar nga profesor BrankoBabic, i cili është i pari në botë që e ka sjellëmetodën më të re në botë vetulla tatoomicroblading. Por, suksesi për make-up artistet kosovare nuk mbaron këtu. Kjo akademi ka hapur edhe make-upacademy që quhet PHINESSEdhe duke parë punën e mrekullueshme të tyre, i ka përzgjedhur ato edhe si dy grimeret me kriterium të lartë për të trajtuar studentë për make-up në gjithë botën.
Blerta Dujakaështë e vetmja shqiptare grimere në botëqë pati rastin të bëjë make-up për artisten Hollywoodiane, Paris Hilton, ku me atë make-upHiltonmorri pjesë në WhiteParty si Dj Paris.“Është një përvojë e papërshkruar. Ishte kënaqësi jashtëzakonisht e madhe të grimoj artisten hollywoodiane Paris Hilton. Ajo ka shprehur admirim për punën time dhe kjo më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë”, ka thënë make-up artistja Blerta Duajaka për KultPlus.
Një gjë të tillë mund ta shohim sapo të hymë në llogarinë sociale instagram, të artistes Hilton, e cila ka shpërndarë foto ku është grimuar nga Blerta si dhe ka falënderuar atë për punën e saj. Ky event është organizuar nga profesori, BrankoBabic, i cili ka përmbyllur një vit të suksesshëm për akademinë, kështu duke i mbledhur 500 pjesëmarrësartistë nga mbarë bota në njëevent të madh të quajtur ‘Masterclass 2016 at Phiacademy’. Në këtëevent Blerta Dujaka dhe Vjosa Metaj Cena, kanë shpalosur shumë metoda të reja për studentët e rinj dhe të pranishmit në sallë, si dhe kanë prezantuar make-up me modele live në praninë e 500 pjesëmarrësve.
“Në këtë prezantim patëm rastin të shpalosim programin tonë të ri për fillimin e trajnimeve tona për make-up. Masterclass u kurorëzua edhe me një party të jashtëzakonshëm të quajtur WhiteParty ku atmosferën edhe më të bukur e bëri DJ Paris Hilton me muzikën e saj të përzgjedhur për ne.Gjithashtu aty u ndanë edhe shumë çmime ku ato çmime i ka shpërndarë artisti me famë botërore AlenDelon”, tregoi për fund make-up artistja Blerta Dujaka për KultPlus.