Albspirit

Media/News/Publishing

Hillary Clinton në intervistë humori

Ajo nuk duhej të bënte këtë. “The Lady is not for joking”, për ta thënë me një citat klasik – ajo nuk është hokatare. Hillary Clinton shkoi në spektaklin “Between Two Ferns” – një dështim?

USA Hillary Clinton Zach Galifianakis

“BILD ose televizori” – kështu thoshte një kancelar gjerman dikur, e kur ai përmendej në gazetën bulevardeske apo dilte në televizion, puna kishte marrë fund. Gerhard Schröder e dinte se jo çdo gjë varet nga paraqitjet ceremoniale shtetërore. Ndërkohë për fushatën zgjedhore në SHBA është shpallur një batutë tjetër: “Është interneti, budalla”. Kush nuk ndjek dot aty një linjë të qartë, me përmbajtje dhe i përmbajtur, si në twitter “@realdonaldtrump, ta harrojë fushatën zgjedhore.

Pra, vetë Hillary Clinton ose ndonjëra nga këshilltaret e saj ka thënë; Duhet të bëjmë diçka. Flokëshkalafituri na e ka kaluar, madje edhe në spektaklin “Late Night Host” të Jimmy Fallon lejon t’ia prekin flokët. Tani ndihmon vetëm Zach-u! Po kush është Zach?

Për ata që lexojnë gazeta mes përdoruesve tanë të internetit, duhet të sqarojmë: Zach Galifianakis është i njohur si “Alan-i” në komedinë “Hangover” dhe ndërkohë ai bën për kanalin e internetit “Funny or die” një talk-shou me titullin “Mes dy vazove të fierit”. E klikuar disa milionë herë në YouTube, e parë në të gjithë botën, një gjë me finesë, nga një njeri që shtron pyetje të rafinuara.  Spektakli quhet i tillë sepse zhvillohet mes dy vazove me fier. Justin Bieber ka qenë i ftuar aty, Brad Pitt, Bruce Willis, Charlize Theron, e Barack Obama.

Shaka në kurriz të saj

Nëse Obama u paraqit shumë mirë, duke e gozhduar me fjalë pas murit moderatorin Zach, Hillary Clinton qëndron e ulur duke pranuar që të bëhen shaka në kurriz të saj. Një breshëri pyetjesh për kandidaten demokrate, por për fat të keq, shkruesit e teksteve të saj nuk kishin parashikuar në përgjigje asgjë që të mbante pak erë humori. Ata që e kanë dhënë OK- për tekstin duhet t’ia kenë dhënë vrapit në momentin, kur ajo thotë “I really regret doing this”- vërtet jam e penduar që e bëj këtë. A mund të quhet kjo fjali humor? Kush e ka dhënë OK për këtë pjesë në kampin e Clintonit, pushohet nga puna. youtube:

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=youtube:xrkPe-9rM1Q?wmode=transparent]

Të qeshura? Më mirë jo

Pasi kaluan gati dy të tretat e videos transmentohet një clip-publicitar i Donald Trump. Më parë Zachu e ka pyetur kandidaten, si femra e parë  që mund të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, se çfarë do të ndodhte nëse ajo mbetet shtatzënë. Clinton i ofron moderatorit disa letra, që ai të informohet për një rast të tillë. Pauzë e shkurtër. Të qeshura? Jo…

Megjithatë videoja në YouTube rekomandohet për t’u parë, sepse Galifianakis është një mjeshtër i “timing” i gjetjes së momentit të duhur. Kështu ai bën një pauzë të mrekullueshme në prezantimin e të ftuares së tij – Hillary…….Clinton. Pauza mes dy fjalëve – dy sekonda, tre do të ishin shumë. Në fund Zach heq dorë si një boksier që nuk e di nëse do duhet ta godasë k.o rivalin që në raundin e dytë apo në fund. Galifianakis pret fundin, dhe përshëndetjen e largimit e fillon me një gënjeshtër: “Well, e gjitha ishte shumë dëfryese zonja Clinton”, dhe më pas të shtojë “duhet të mbetemi në kontakt, cila është mënyra më e mirë për t’iu gjetur ju – Email”? (Ironia është mëse e qartë për shkak të aferës së Clintonit me emailet, shën.red.)

Citati “The lady ist not for joking”- është një perifrazim i Margaret Thatcherit, që duket të ketë thënë: “The lady ist not for turning”

Please follow and like us: