Albspirit

Media/News/Publishing

India nis fushatën në OKB për izolimin e Pakistanit

indiax_1474911102-1818881

India i ka kërkuar Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së t’i identifikojë shtetet që promovojnë terrorizmin dhe t’i izolojnë ato, duke iu referuar veçanërisht Pakistanit.

Ministrja për Punë të Jashtme i Indisë Sushma Sëaraj, ka thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të “bashkoj fuqitë për të krijuar një strategji efektive kundër terrorit”.

“Nëse ndodnjë shtet refuzon t’i bashkohet kësaj strategjie globale, duhet të izolohet”, ka shtuar ajo.

India e ka akuzuar Pakistanin se qëndron prapa sulmit të 18 shtatorit, në një bazë ushtarake në pjesën e Kashmirit të kontrolluar nga India, transmeton REL.

Kryeminsitri indian, Narendra Modi më 24 shtator, ka kërkuar që të fillojë një fushatë globale për të izoluar Pakistanin.

Nju Delhi që një kohë të gjatë akuzon Islamabadin se mbështetë grupet militante për të kryer sulme të dhunshme në Indi. Pakistani ka hedhur poshtë këto akuza.

Please follow and like us: