Albspirit

Media/News/Publishing

Këngëtarja kosovare Dua Lipa deklaron se burim i frymëzimit është babai i saj

20160927160052550 Këngëtarja kosovare Dua Lipa ka deklaruar se burim i frymëzimit të saj ka qenë babai Dukagjin Lipa, këngëtar i mirënjohur i rokut në Kosovë.

Në një intervistë për revistën ”Hunger” ajo ka cituar Sting, David Bowie dhe Stereophonics si idhujt e saj muzikor.

“Babai im [Dukagjin Lipa] është një muzikant nga Kosova, kështu që unë e jam rritur gjithmonë me muzikën në shtëpi”, ka theksuar këngëtarja kosovare, e cila ka pozuar për kopertinën e kësaj reviste, transmeton KultPlus.

Revista ”Hunger ” e ka cilësuar Lipën si një këngëtare në rritje duke theksuar se 21-vjeçarja, ka tërhequr më shumë se 115 milion shikime në YouTube. ”Hunger” shkruan se Dua Lipa ka lindur në Londër, pasi prindërit e saj etnike shqiptare u zhvendosën atje nga Prishtina gjatë të nëntëdhjetave.

Dua ka folur edhe për tekstet e kënëgëve të saj, të cilat janë të errëta, duke sqaruar se ato nuk janë reflektim se si ajo është si person:
“Shumica e frymëzimit tim vjen nga trishtimi, sepse është emocioni që i qëndron në mendjen time dhe mënyra më e lehtë për të marrë gjërat është me anë të muzikës”, ka shtuar ajo. Dua ka rrëfyer se i pëlqen të vishet me rroba të mira dhe i pëlqen të udhëtojë.

 

Please follow and like us: