“Mendime të Nënë Terezës” në një aplikacion celulari

Selia e Shenjtë në Vatikan ka hedhur online një aplikacion të ri interneti, i disponueshëm për çdo aparat celular me këshilla, mendime e mësime të Nënë Terezës.
Me anë të një software të quajtur “Mendime të Nënë Terezës” ky aplikacion përmbledh fraza e citime të Shën Terezës në në arkiv të pasur e të aplikueshmë në çdo ditë të vitit.
Çdo ditë një mësim, këshillë, meditim i dhuruar nga humanistja shqiptare për cilindo që kërkon të pasurojë eksperiencën e tij fetare apo të refelektojë mbi jetën, bamirësinë e dashurinë ndaj të tjerëve.
Nga ballina e këtij aplikacioni mund të navigosh lehtësisht me çdo seksion të rubrikës, duke klikuar në çdo ditë të kalendarit e duke konsultuar përmbajtjen.
Nuk mungon lidhja e këtij app-i me rrjetet sociale e mundësinë e shpërnarjes me anë të profileve personale.