Albspirit

Media/News/Publishing

Rikthimi i Ema Ndojas

Rikthimi i Ema Ndojas

Pas lajmit që Ema Ndoja u rikthye me nostalgji për aktrimin, ajo që presin më së shumti në publik është mënyra sesi ajo do ta gjejë veten në teatër.

Tek “Nata Arabe”, premiera që çel këtë sezon në Teatrin e Metropolit, ajo ka një ndër pesë monologjet, që nga rrëfenjat e pesë banorëve të vetmuar në një qiellgërvishtës.

“Ishte një mall dhe një dëshirë. Nuk më ka penguar asnjëherë frika për të bërë gjërat që kam pasion. Me bisedat që kemi bërë kemi patur të njëjtët profesorë, të njëjtën mjeshtëri aktori. Pas 25 vitesh nuk është se ka ndryshuar diçka shumë”, thotë aktorja Ema Ndoja.

Por pas një aventure rikthimi në realitetin e saj është pashmangshmëri.

“Do të rikthehem në përditshmërinë time”, thotë ajo.

“Nata Arabe”, me autor Roland Schimmelphennig, është një vepër e dramaturgjisë bashkëkohore gjermane. Teksti në vetvete është emocional, narrativ dhe shumë kompleks. Regjisori Stefan Çapaliku e ka përzgjedhur si një mënyrë për të nxjerrë në pah estetikën teatrore.

Pavarësisht se e ndërtuar në monologje, aktorët dukshëm veprojnë në një skenografi bosh, ku mbizotëroin elementi rërë, për të na arratisur në shkretëtirë, si element oriental që paralelizon jetën kaotike të metropolit.

Stefan Çapaliku, regjisor: Spektatori në një moment të caktuar të shfaqjes do ndjehet i futur në spirale dhe do të xhirojë mendërisht bashkë me aktorët deri në një moment kur duket sikur edhe vetë aktorët duan që ta përfundojnë këtë histori sepse shfaqja mund të vazhdojë pafund.

Nën interpretimin e Ema Ndoja, Naun Shundi, Dasara Xangolli, Erion Hinaj dhe Jozef Shiroka, shfaqja e ka premierën këtë fundjave. Pas saj hyrja për publikun përgjatë tetorit do të jetë e lirë.

Please follow and like us: