Gazetarja myslimane pozon për Play Boy
Një gazetare myslimane e veshur me shami ka pozuar për revistën Play Boy, e cila para disa kohësh favorizonte modelet që pozonin nudo.
Ajo është 22-vjeçarja Noor Tagouri dhe do jetë pjesë e publikimit të tetorit.
Tagouri, një vajzë libano-amerikane nga West Virginia në SHBA, shprehet se ëndrra e saj është që të jetë spikereja e parë në SHBA që të veshë shami në një televizion komercial.
Ajo fitoi vëmendjen e mediave në vitin 2012, ndërsa postoi një foto të vetes nga studioja e lajmeve në “ABC 7 News” me mbishkrimin: “E para spikere që vesh shami në një televizion amerikan”.
Please follow and like us: