Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan zgjat edhe tre muaj gjendjen e jashtëzakonshme

er Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan mbrojti sot tezën e zgjatjes së gjendjes së jashtëzakonshme, në fuqi prej grushtit të dështuar të shtetit në muajin korrik, duke pohuar se mund të mbetej një vendim i vlefshëm deri në një periudhë njëvjeçare.

Këshilli i Sigurimit Kombëtar i kryesuar nga Erdogan i rekomandoi sot qeverisë zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e miratuar për një afat tre mujor pas grushtit të shtetit që duhet të skadojë më 20 tetor.

“Këshilli vlerësoi se periudha tre mujore nuk ishte e mjaftueshme dhe se ishte në interes të Turqisë të zgjatej edhe tre muaj të tjerë”, saktësoi Erdogan gjatë një fjalimi të mbajtur përpara të zgjedhurve lokalë në Ankara.

“Edhe 12 muaj mund të mos jenë të mjaftueshëm”, shtoi ai.

Qeveria pritet të marrë masat e nevojshme në lidhje me këtë çështje.

Please follow and like us: