Albspirit

Media/News/Publishing

Gomez, mbi 100 milionë ndjekës në Instagram

selena-gomez-gq-0516-01Selena Gomez është mbretëresha e re e Instagramit. Këngëtarja dhe aktorja amerikane ishte e para që ‘rrëzoi murin’ e 100 milionë ndjekësve në rrjetin social Instagram.

Në vendin e dytë të klasifikimit është mikja e saj Taylor Swift me 91.4 milionë ndjekës, më pas vjen Beyoncé me 85.3 milionë fansa.

Në vendin e katërt është Kim Kardashian, e cila edhe pse ka publikuar shumë fotografi provokuese, ka ngelur jashtë podiumit së bashku me 83.6 milionë ndjekës.selena

Aktualisht , ish e fejuara e Justin Bieber ka zgjedhur të largohet nga reflektorët për t’u shëruar nga depresioni. Ylli i popit ka anuluar edhe koncertet e fundit të turit të saj botëror “Revival” për t’u kuruar.

Edhe profili i saj në Instagram ka ndaluar prej disa javësh ( fotoja e fundit e publikuae është në mes të gushtit) , por në muajin e fundit Gomez ka vazhduar të tërheqë fansat në aspekte të reja sociale.

Nuk është hera e parë që Selena ka shënuar një rekord: disa kohë më parë, pak orë nga shpërndarja e një fotoje të saj të fushatës publicitare të Coca Colës , ish e fejuara e Justin Bieber ishte e para që arriti 4 milionë “më pëlqen”.

Please follow and like us: