Albspirit

Media/News/Publishing

Ku kanë shkuar 1 miliardë e 100 milionë Euro 

 

1

Blendi Fevziu e pyeti Kryeministrin se ç’vepra publike ka bërë në 32 muaj, nga 1 janar 2014 deri më 31 gusht 2016, ndërsa iu ka paguar bizneseve private për investime publike afro mbi 1 miliardë e 100 milionë Euro.

Kryeministri nuk qe në gjendje të rendisë vepra publike përveç se ndonjë që mezi e belbëzoi, si psh: rruga Lushnje- Berat apo e shumëpërfolura Rilindja Urbane.

Sa për krahasim, Blendi Fevziu i kujtoi se në 32 muajt e parë, 1 janar 2005-31 gusht 2008 investimet e bëra nga Qeveria Berisha kapnin një shume thuajse të njejte, rreth 1 miliardë euro por veprat e tij ishin të shumta e po kështu në 32 muajt e qeverisjes së dyte, 1 janar 2010-31 gusht 2016, me një shumë 1 miliardë e 230 milionë Euro.

Për këdo është mëse e qartë se qeveria rilindëse shpenzon shumë e bën fare, fare pak. Se ku shkojnë paratë kjo merret lehtë me mend nga kushdo që ka mend e jo myk në kokë.

Please follow and like us: