Albspirit

Media/News/Publishing

Obama: Mos ngatërroni terrorizmin me fenë Islame

obama_muzik

Presidenti amerikan, Barack Obama është kritikuar nga kundërshtarët e tij politikë në lidhje me retorikën sa i përket terrorizmit.

Dje, në studion e CNN, Obamën e pyetën në lidhje me faktin se pse refuzon të thotë terrorizmi “islamik”.

Në lidhje me pyetjen në fjalë, ai u përgjigj: se kjo është një çështje që është “fabrikuar”.

Nuk ka asnjë dyshim, unë gjithmonë e kam thënë se organizatat terroriste Al-Qaeda dhe ISIS, kanë shtrembëruar dhe kanë tentuar të përdorin fenë islame si mbulesë, si dhe të gjejnë arsye për barbarizimin dhe vrasjet që kanë kryer”, tha ai.

Obama theksoi se nuk ka fe që justifikon krime të tilla.

“Këta janë njerëz të cilët kanë vrarë fëmijë, kanë vrarë myslimanë, kanë marrë robëresha seksi, prandaj nuk ka fe që do ta arsyetonte, në çfarëdo mënyre, asnjërën nga gjerat që ata i bëjnë,” ka shpjeguar Obama.

“Por ajo çfarë unë kam bërë, është kujdesi maksimal, për të mos fut në një thes këta terroristë me miliarda myslimanë që ekzistojnë në botë. Përfshirë edhe ata që jetojnë në vendin tonë, të cilët janë paqësorë, të përgjegjshëm, dhe që jetojnë bashkë me ne: si ushtarë, zjarrëfikës, mësues, fqinj dhe miq tanë”.

Please follow and like us: