Rama – Fevziut: Veprimtaria juaj është kriminale. Gazetarët janë një kazan plehrash
Kryeministri Edi Rama është shfaqur tejet i nervozuar në emisionin “Opinion” gjatë debatit për importin e mbetjeve në Shqipëri.Jo pak herë, Edi Rama iu kundërvu gazetarit Blendi Fevziu, duke kaluar në arrogancë dhe ofendime.
Madje, Kryeministri kaloi në ofendime edhe ndaj mediave në Shqipëri, analistëve dhe shoqërisë civile që ngrenë alarmin e importit të plehrave në vend.
Deklaratat e Kryeministrit Rama ndaj gazetarit Fevziu:
Edi Rama: Sepse nuk do të të pyesnim ty Fevzi, po edhe sikur nuk do të të merrnim leje ty. Je i papërgatitur. Nuk mund të bëhesh specialist i të gjithave.
Edi Rama: Dëgjo këtu, mua mos më thuaj ke gënjyer. S’po të kujtoj se kush jam unë këtu. Këtë nuk e bën asnjë gazetar në planet. Ti më thua ke gënjyer, unë të them ti nuk kupton.
Edi Rama: Se çfarë thotë Fevziu dhe se çfarë thonë këta, këta këtë punë kanë.
Edi Rama: Po ta përsëris disa herë dhe mos e ul nivelin
Blendi Fevziu: Nuk është e drejtë që talleni me gazetarët dhe analistët.
Edi Rama: Jo unë nuk tallem. Bjeri sa të duash këtij fyelli, unë shqiptarëve ua përsëris…ju jeni kërcënim i madh, të nxjerrësh gjëra të tilla dhe alarmosh publikun me një mashtrim që vjen nga padija juaj, është kriminale.
Edi Rama: Të thuash ka dalë në shtyp do të thotë të thuash ka dalë në kazan.
/SYRI.net/