“Varfërohet” Donald Trump, “Forbes”: Ka 800 milionë dollarë më pak

“Pjesa e bukur e imja është se jam shumë i pasur”, ka thënë dikur Donald Trump.
Por sipas revistës “Forbes”, ai është më pak i pasur se një vit më parë.
Revista raporton se kandidati për president në SHBA ka pasur një humbje prej 800 milionë dollarë nga pasuria e tij në krahasim me vitin 2015.
“Forbes” thotë se tani përllogaritet që pasuria e manjatit të pasurive të patundshme është 3.7 miliardë dollarë.
Shkak për këtë humbje në pasurinë e tij është rënia e çmimeve në tregun e pasurive të patundshme të New Yorkut.
Please follow and like us: