BE ratifikon marrëveshjen për klimën
Ministrat e Mjedisit të Bashkimit Evropian kanë miratuar ratifikimin e Paktit të Parisit për Ndryshimet Klimatike.
Ministri i Mjedisit i Francës, Segolene Royal, shkroi në Twitter se marrëveshja është ratifikuar njëzëri gjatë takimit në Bruksel.
Mbi 170 liderë botërorë e kanë nënshkruar marrëveshjen, por ajo nuk do të hyjë në fuqi derisa 55 vende, që janë përgjegjëse për së paku 55 përqind të emetimeve globale, të mos e ratifikojnë atë.
Pas disa vitesh negociata, marrëveshja është arritur dhjetorin e kaluar në Paris.
Ajo synon të zvogëlojë emetimet e dioksid karbonit dhe të gazrave të tjera që, sipas shkencëtarëve, po ngrohin planetin.
Please follow and like us: