Vlora Çitaku, në faqen e parë të revistës amerikane
Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në Amerikë, nuk po prezanton vetëm diplomacinë kosovare, por edhe aftësinë fotozhenike që ajo e ka dhuratë nga natyra me bukurinë e femrës shqiptare.
Vlora Çitaku, ambasadore e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka pushtuar ballinën e revistës së njohur amerikane “Washington Life”.
Pas përzgjedhjes së saj në mesin e ambasadoreve më të suksesshme, që e bashkoi atë me Ambasadoret femra në kryeqytetin e SHBA ,disa muaj më parë Vlora Çitaku –
Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Washington D.C. ka zënë edhe kopertinën e revistës prestigjoze Washington Life – Jeta në Uashington .
Revista Washington Life, e cila është revistë elitare – revista luksoze në kryeqytetin e SHBA, dhe në DC – Distriktin Columbia, e botuar që nga viti 1991, duke qenë revista më jetë gjatë në lidhje Washingtonian, thonë se ajo ka njohuri të jashtëzakonshme në komunitetin e saj.
Në numërin më të ri – mbi foton e saj të koopertinës, (faqes së parë ) plot sharm kësaj radhe do të shfaqet titulli “Në radhë fytyra e Ambasadores – Vlora Çitaku nga refugjate në Ambasadore”, që në brendësi të artikullit i referohet jetës dhe rolit të gruas diplomate nga Kosova – dhe ngjitjes së karjerës, së saj.
Kështu që revista e kryeqytetit amerikan Washington Life, thotë se paska zgjedhur për këtë vit, duke e nderuar atë, edhe me çmimin e “Ambassadores vjetore” , Vlora Çitakun, dhe me këtë rast zgjodhi atë që të shfaqë në faqen e parë, edhe Kosovën.
Ajo vetë këtë e ka bërë të ditur, duke postuar sot në “Facebook”-un e saj, ku ka shkruar: “Jam e nderuar që këtë vit revista ‘Jeta në Uashington’ të më përzgjedh mua ambasadoren e Kosovës për ballinën e saj”.