Albspirit

Media/News/Publishing

Arabia Saudie i kthehet kalendarit Gregorian për të shpëtuar… financat publike!

z Arabia Saudite kaloi sot në kalendarin Gregorian, thënë ndryshe atij Perëndimor, si formë bazë për të paguar administratën e vendit si pjesë e një plani masash shtrënguese për financat e mbretërisë.

Arabia Saudite, vendlindja e Islamit, adoptoi kalendarin hënor Islamik ditën e krijimit të mbretërisë në vitin 1932.

Viti Islamik është 11 ditë më i shkurtër nga viti Gregorian.

Vendimi u mor nga qeveria saudite si pjesë e një pakete masash shtrënguese financiare.

Qeveria ka hequr edhe shpërblimet ndaj administratës.

Të hënën e kaluar, mbreti Salaman urdhëroi ulje me 20 për qind të pagës së ministrave, ndërkohë që si vendi i parë në botë për eksportin e naftës, Arabia Saudite është prekur shumë nga ulje e çmimit të arit të zi që nga viti 2014.

Please follow and like us: