Albspirit

Media/News/Publishing

Erdogan, selam BE: Loja me Turqinë ka mbaruar

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan i bëri thirrje Bashkimit Evropian të shprehet në mënyrë të qartë nëse është në favor apo kundër anëtarësimit të Turqisë në Bashkimin Evropian.Gjatë një fjalimi para Asamblesë Kombëtare në Ankara, Erdogan tha se se “loja ka mbaruar” dhe se “nuk ka asnjë pengesë që Turqia të bëhet një shtet anëtar në qoftë se BE-ja dëshiron”

“Ata duhet të vendosin nëse duan të vazhdojnë me apo pa Turqinë,” vuri në dukje kreu i shtetit turk në fillimin e punimeve të sesionit të ri parlamentar.”Fakti që ata na lanë duke pritur për 53 vite tregon qëllimin e tyre”-shtoi presidenti turk.

Erdogan dënoi deklaratat e Bashkimit, veçanërisht ato në lidhje me luftën e Turqisë kundër terrorizmit, duke akuzuar Brukselin se po përpiqet të gjejë kritere të reja për integrimin e Turqisë në Bashkimin Evropian.

Please follow and like us: