Familja e Kim Jong Un jeton në Evropë, planifikon rrëzim nga pushteti të diktatorit
Familja e diktatorit të Koresë së Veriut Kim Jong Un jeton në Evropë. Është ky lajmi që bën të ditur aktivisti koreano-verior Joo il-Kim. Në një intervistë për britaniken ‘Daily Star’, ai thotë se gruaja dhe dy fëmijët e Kim Jong jetojnë në një shtet të Evropës dhe po thurrin plane për të rrëzuar regjimin komunist të Koresë së Veriut.
Pasi ekzekutoi xhaxhain e tij, diktatori Kim Jong ka dërguar në një kamp përqëndrimi njerkën e tij.
Aktivisti që jeton në Londër nuk ka dhënë detaje të tjera rreth vendndodhjes së familjes së diktatorit. Ai lufton për një demokraci në Korenë e Veriut.
“Ne duam një mjedis ku njerëzit të jetojnë pa shqetësime dhe të drejtat e tyre të jenë të garantuara. Por, ka një problem. Ne duhet të ndryshojmë dy gjëra. Së pari duhet të ndryshojmë qeverinë dhe së dyti popullin koreano-verior”, thotë ai duke shpjeguar se njerëzve u është bërë propagandë nga qeveria diktatoriale dhe e kanë të vështirë të mendojnë për një botë të hapur dhe marrëdhënie me shtete të tjera.