Albspirit

Media/News/Publishing

Koço Danaj: Deklarata e BE sinjal për të kërkuar bashkimin e trojeve

Koço Danaj: Deklarata e BE sinjal për të kërkuar bashkimin e trojeve

Koço Danaj, në një intervistë për gazetën “Sot”, thekson se njohja e çështjes çame nga Bashkimi Evropian është një ogur i mirë që tregon se, më në fund shqiptarët po fillojnë të përfitojnë të drejtat që u janë mohuar padrejtësisht. Danaj e konsideron një sukses kombëtar, por thotë se tashmë mbetet të shihet se si shteti dhe qeveria shqiptare do të jenë apo jo të afta ta shfrytëzojnë këtë vëmendje që ka fituar kombi shqiptar në sytë e Evropës. “Unë mendoj se të gjitha këto rrethana janë parashenja që opinionit ndërkombëtar nuk i duket ndonjë çudi nëse politikanët shqiptarë nesër mund të ngrihen edhe të kërkojnë bashkimin e trojeve shqiptare, natyrisht në rrugë paqësore. Tashmë topi i kësaj politike është në Tiranë, në Prishtinë, në Shkup dhe kudo që ka shqiptarë. Greqisë i kanë “vdekur” të gjithë “Kuajt e Trojës””, tha Danaj.

Sipas Danajt kjo mund të jetë pikënisja e një shtytje të madhe kombëtare. Ai thotë se Greqia ndodhet përballë një situate të rëndë, ndikuar edhe nga deklarata e Erdogan, deklarata të cilat e kanë detyruar Athinën zyrtare të ngrejë jo pak tonin e zërit ndaj komisionarit Johhanes Hahn. Danaj insiston se duke parë rrethanat, është momenti më i mirë që Shqipëria të marrë trojet që i janë grabitur padrejtësisht dhe t’u kthehet kufijve të vitit 1913. Lidhur me faktin që Greqia ende nuk e ka anuluar ligjin e luftës me Shqipërinë, Koço Danaj thotë se ai i ligj tashmë është i vdekur, por ka mbetur pa varrosur dhe se është një ligj që nuk tremb më as laraskat dhe jo më shqiptarët. Lidhur me komentet e ambasadores greke në lidhje me çështjen e kufijve detarë, Danaj thotë se deklaratat e saj kurrsesi nuk duhen marrë seriozisht dhe se është e re në profesion.

Please follow and like us: