Albspirit

Media/News/Publishing

Medvegjarët dhe shqiptarët e Gjenevës mbështesin Çamërinë

dashnim-1-cameri-presheve

“Kemi organizuar protesta dhe do të organizojmë edhe në të ardhmen, por edhe disa konferenca për çështjen çame. Presim përkrahje edhe nga mediat tona nëpër të gjitha tokat shqiptare. Besoj shumë, se do të kemi përkrahje nga të gjithë vëllezërit kudo që janë ata“, tha ndër të tjera, z.Festim Lato.

Nga Gjenevë, Fully, Dashnim Hebibi

Pas takimeve të shumta nëpër qendra të ndryshme të europës e SHBA-së, për të sensibilizuar çështjen ende të pazgjidhur çame, kryetari i Shoqatës „Çamëria“ me selinë e saj në Hollandë, z. Festim Lato, kësaj here i shoqëruar nga anëtari i kryesisë z.Ali Aliu i cili jeton dhe vepron në Gjermani, vizituan Zvicrën.

Takimi i parë i z.Lato, ishte me veprimtarin e dalluar të çështjes kombëtare z.Fadil Selmani, njëherit sekretar i Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me selinë e saj në Fully të Valisit.

Jo rastësisht, vizituan z.Selmani, me që ka përkrahur dhe po përkrah vazhdimisht vëllezërit çamë dhe me këtë rast, vizituan edhe kryesinë e kësaj shoqate, duke e ditur dhe kuptuar mirë, se kjo shoqatë është më e ndieshme sa i përket problemit çamë, duke e ditur edhe situatën reale në Medvegjë e me rrethinë.

Shoqatë që është e njohur me veprimtarinë  e saj jo vetëm në tokat tona shqiptare, por gjithandej europës dhe botës, me aktivitetet e saja të shumta nëpër situata të ndryshme që ka përjetuar atdheu.

Takimi vëllazëror zgjati më shumë se dy orë dhe në selinë e kësaj sofre medvegjase, i prit kryetari i saj, z.Zenel Neziri, i shoqëruar nga kryesia, z.Zejnullah Namani, etj.

Në mesin e tyre ishte edhe z.Musa Neziri, themeluesi i SHKA „ Medvegja“ në Fully të Valisit. Vlenë të theksohet, se në këtë takim, u bisedua më realisht për çamët e Çamërinë, pa anashkaluar edhe për Luginën e Preshevës e konkretisht Medvegjën. Thuajse në çdo takim të shoqatës, apo manifestime me bashkatdhetarë, është përmendur Çamëria nga kryesia e kësaj shoqate.

Z.Zenel Neziri, falënderoi vëllaun çam z.Lato, që ka ardhur në sofrën medvegjase, duke i ofruar padiskutim edhe përkrahjen pa rezervë të kryesisë së shoqatës, anëtarëve të saj për të ndërkombëtarizuar sa më shumë çështjen çame, por edhe të Medvegjës e Luginës së Preshevës. Takimi ishte miqësor dhe pati debate të ndryshme për të gjetur rrugë, se si të jemi më të bashkuar drejt disa çështjeve ende të pazgjidhura kombëtare.

Z.Neziri, i dhuroi musafirëve edhe nga një monografi të shoqatës, që shihet puna 30 vjetëshe e kësaj shoqate në çështjen kombëtare pa u ndalur në asnjë situatë që ka përjetuar atdheu.

Z.Lato, e njoftoi kryesinë e shoqatës, me punën që ka bërë shoqata në fjalë që drejton ai dhe përkrahja e madhe që po i jepet nga të gjithë shqiptarët kudo që gjenden ata. Ai nënvizoi, se kanë nevojë emergjente, që të ndihmohet dhe përkrahet kjo shoqatë, sepse është duke ngritur zërin për çështjen çame që çdo shqiptarë i pastër në zemër është i njohur.

Gjatë takimit me medvegjasit në lokalet e kësaj shoqate, edhe z.Fadil Selmani, njëherit sekretar i shoqatës, i cili kishte marrur pjesë para pak ditësh në Bruksel në një protestë për përkrahje të çamëve, theksoi, se medvegjasit, ishin e do të jenë pjesë e çdo aktiviteti për të mirën shqiptare. Z.Selmani, theksoi, se: „Asnjë moment i kohës nuk më dhimbset për të kontribuar për Çamërinë ate toke shqiptare. Do ta keni përkrahjen tonë maksimale.

Ne nuk njohim individë, ne njohim problemin çamë, prandaj, Çamëria dhe Medvegja, kërkon ndihmë nga shteti shqiptarë Shqipëria dhe Kosova natyrisht, për të sensibilizuar sa më shumë. E dijmë mirë, se Çamëria se çka ka përjetuar, prandaj nuk dua të ndalem në këtë çështje, sepse është e pamundur me pakë fjalë të elaborojmë, por mos harroni, se një situatë e rëndë ishte e është edhe në Medvegjë, jo si në Çamëri, por në forma të tjera shumë të njohura „.

Z.Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës, premtoi, se si herave të tjera, që kjo shoqatë, ishte përkrah vëllezërve të saj në çdo situatë si në Kosovë, Maqedoni e Shqipëri, por edhe në Mal të Zi, do të jetë afër edhe për problemin çamë, që me mjete paqësore, me ndihmën e miqëve tanë ndërkombëtarë, e veçanërisht të SHBA-së, të zgjidhen njëherë e përgjithmonë problemet e shqiptarëve, si Çamëria, Lugina e Preshevës, shqiptarët e Iliridës si dhe të Malit të Zi. Kosova, theksoi, z.Neziri, është më ndryshe, me që është shtet, ndërsa ne të Medvegjës, kemi mbetur hije, por shpresojmë shumë, se një ditë do të bëhet mirë.

Çamëria është një histori në veten e saj, dhe me shumë shpirt, do të angazhohemi që të jemi afër me njëri tjetrin. Më shumë se kurrë, na duhet të jemi bashkë. Ndërsa sot, aty rreth orës, 16.30, në Gjenevë, ishin mbldhur disa bashkatdhetarë, veprimtarë e afaristë, të organizuar nga Komuniteti Shqiptarë në Gjenevë, i drejtuar nga Ali Mehmeti si dhe me sekretar z.Fadil Selmani, për të bashkëbiseduar me z.Lato dhe me z. Aliu për shoqatën Çamëria dhe aktivitetet e saja të deritashme.Takimin e hapi z.Ali Mehmeti duke i dëshiruar që të gjithëve mirëseardhje dhe prezentoi musafirët.

Festim Lato: „ Edhe varrezat e çamëve u pengojnë grekëve. As lule nuk mundemi ti dërgojmë më të dashurëve tanë“.

Kryetari i Shoqatës çame, z.Festim Lato, falënderoi kryesinë e Komunitetit Shqiptarë për mikëpritje dhe të gjithë të pranishmit. Ai me disa fjalë, elaboroi punën që është bërë rreth shoqatës në fjalë për çështjen çame nëpër adresat më me zë të europës dhe botës e gjerë në OKB. Z.Lato, theksoi se „ Më datë 12 Shkurt 2016, u depozitua në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës një dosje voluminoze, e shkruar në tre gjuhë (Anglisht, Frëngjisht dhe Gjermanisht) me katër kërkesa kryesore:

a) Njohja e gjenocidit të kryer ndaj Çamëve, me bazë Kontratën e Gjenocidit më 1948-ën.
b) Riatdhesimin e të gjithë të dëbuarve çamë.
c) Kthimin e të gjithë pasurisë së paluajtshme
d) Hetimin për kryerjen e krimeve ndaj Njerëzimit nga qeveritë greke gjatë periudhës 1913-1945. Ndërsa më 17 Maj, 2016, në ora 15-të, në praninë e rreth 50 patriotëve, Kryeprokurori për Dosjen Çame, pranoi edhe dosjen e dytë, plotësim i të parës, dhe zhvilloi një bisedë me mua si dhe me Prof, Qemal Kryeziun, kryetar i Këshillit Ndërkombëtar të Çamërisë në Dortmund.

Është interesantë s´e u deshën 72 vjet rrugë, që Dosja e Gjenocidit Grek mbi çamët e Çamërisë të arrijë në Hagë, në Institucionin më përgjegjës të Drejtësisë ndërkombëtare. Me këtë akt shpresa e çamëve kurrë s´ka qenë më reale, që çamët të kthehen tek toka e tyre 13 mijë vjeçare. Të nderuar vëllezër, ne nuk kemi ardhur të mbledhim lekë, ne kemi ardhur që të na përkrahni, pra të sensibilizojmë çështjen çame. 17.000 km tokë të ja falësh grekut. E dijmë, se çka ka bërë Greqia mbi çamët.

Çamëria është pjesë e trungut shqiptarë

Të gjithë jemi çamë, të jemi unikë nëmes veti, nuk duhet të rrijmë në gjumë, por të ecim te para, sepse nuk i kemi bërë askujt keq si komb, por vetëm se na kanë bërë. Kemi miqtë tanë ndërkombëtarë në përkrahje, sidomos SHBA-në, e zoti e bekoftë këtë shtet me popullin e saj dhe Bashkimin Europian, që e dijnë fare mirë, se çka kanë përjetuar çamët.

Ne do të trokasim në çdo portë të europës dhe botës me fakte, se çka kanë bërë grekët ndaj çamëve. Ato toka janë të larë me gjakë shqiptari. Ne po zgjerohemi si shoqatë, në Kosovë e diasporë. Kemi zyret tona në Prishtinë e Malishevë, e së shpejti edhe me zyre të tjera nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.

Zyret tona i kemi padyshim edhe në Shqipëri. Kemi  organizuar protesta dhe do të organizojmë edhe në të ardhmen, por edhe disa konferenca për çështjen çame.

Presim përkrahje edhe nga mediat tona nëpër të gjitha tokat shqiptare. Besoj shumë, se do të kemi përkrahje“. Më pas fjalën e morën edhe disa bashkatdhetarë që ishin prezent, si z.Agim Ajeti nga Topalla e Medvegjës, që jeton dhe vepron në Prishtinë, por përkohësisht është musafirë tek vëllezërit Selmani, tregoi gadishmërin e tij, si gjithmonë, aty ku kërkohet nevoja për çështjen kombëtare, aty do të jetë. Ai nënvizoi, se për Çamëri dhe Medvegjë, duhet të punojmë të gjithë më shumë.

Afaristi Shaban Selmani nga Medvegja që jeton dhe vepron në Gjenevë, bashkëbisedoi edhe me z.Lato, se nëse i jepet mundësia z.Lato, a do të kishte investuar në Medvegjë, duke kuptuar, se z.Lato, është një afarist i suksesshëm. Gjithashtu z.Selmani, e pyeti se sa familje çame janë në Çamëri dhe z.Lato, i tha, nuk mundem të them, se a janë më shumë se dy familje çame. Atje është mbushur me popuj të tjerë.

Z.Lato: „Kam kërkuar dhe kërkoj, që Greqia të dënohet dhe të jep përgjegjësi për ate çka ka bërë me çamër e pafajshëm“.

Gjithashtu z.Lato, tha, se Greqia duhet të largohet nga Parlamenti i BE-së. Shoqata Demokratike Shqiptare, “ÇAMERIA” në Hollandë, shprehet presidenti i saj, Z. Festim Lato, ka në program sensibilizimin e opinionit kombëtar dhe ndërkombëtar për çështjen çame me mjete demokratike, duke u mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara si dhe në Konventave Europiane për të Drejtat e Njeriut të cilat janë ratifikuar nga Parlamenti shqiptar, dhe nga Kushtetuta Shqiptare me nen 122. të Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë. Z.Lato tha se, Gjenocidi mbi çamët nis me

Masakrën e parë në Selanit të Çamërisë , e kryer nga barbarët grekë me në krye gjenocidistin, Deli Janaqin, në mars të vitit 1913. Prandaj, thotë Festim Lato, duhet theksuar se në vitin 1913 Greqia filloi Gjenocidit e saj mbi Çamërinë martire, dhe mbi Çamërinë e trimave të pushkës dhe të betejave, mbi Çamërinë e lirisë.

Shpërnguljet e çamëve u bën në dy drejtime, në drejtim të Turqisë dhe për në thellësi të Shqipërisë. Shpërnguljet e para të çamëve në drejtim të Turqisë u bënë më 30 janar të vitit 1923 ku u shpërngulën më shumë se 10.000 çamë.

Ndërsa, një vit më vonë, midis vitit 1924-1925 u dëbuan edhe 20.000 çamë të tjerë. Këto ishin shenjat e para të pushtimit të Shqipërisë së poshtme, dhe pastrimin etnik nga shqiptarët autoktonë, çamët dhe arvanitët.

Kryetari i Shoqaës Demokratike “Çamëria”, z. Festim Lato, shprehet; Çështja e Çamërisë zgjidhet duke e ndërkombëtarizuar gjenocidin grek mbi çamët. Bota duhet ta njohë gjenocidin që është ushtruar ndaj popullatës çame, dhe opinioni botëror, duhet ta dijë se çfarë ka ndodhur në Çamëri, nga grekët gjenocidist, në vitet 1913 – 1945.

Fjalën e morën edhe të tjerë të pranishëm si z.Fatmir Kuqi etj, që deshtën të informohen konkretisht me planet e shoqatës në fjalë dhe çka konkretisht, kërkohet nga mërgata shqiptare për çështjen çame.

Edhe z.Sami Gashi, deputet në Asamblenë Komunale të Gjenevës, bashkëbisedoi me z.Lato dhe parashtroi disa pyetje për Shoqatën Çame dhe aktivitetet e saja të deritanishme.

Fadil Selmani sekretar i Shoqatës Humanitare „Medvegja“ e njëherit sekretar i Komunitetit Shqiptarë në Gjenevë, u nda shumë i kënaqur me këto dy takime dhe shpreson shumë, se çështja çame, do të gjejë përkrahje edhe në të ardhmen nga e gjithë mërgata shqiptare kudo që gjendet ajo.

Programi shoqatës çame është sensibilizimi në institucionet ndërkombëtare dhe ato kombëtare për rivendosjen e të drejtës çame, të cilat janë mohuar nga shteti grek si dhe nuk janë marrë në konsideratë nga institucionet ndërkombëtare nga mosangazhimi i ana e Shtetit shqiptar dhe i partive politike në Shqipëri.

Shoqata Demokratike “Çamëria”, në Hollandë ka shtrirjen e saj në Itali, Austri, Belgjikë, Gjermani, Danimarkë, Suedi, Francë, Norvegji, dhe në SHBA.

Aty rreth orës 19.30, kryetari i Komunitetit Shqiptarë, z. Mehmeti, pas një foto të përbashkët me të pranishmit, që ishin thuajse nga të gjitha trevat shqiptare, përmbylli takimin, duke i dhënë dritën e gjelbërt kësaj shoqate, se do të jemi afër në përkrahje maksimale, që çështja çame të zgjidhet njëherë e përgjithmonë, e natyrisht, pa e harruar edhe Medvegjën, e cila dihet, se në çfarë situate është.

Please follow and like us: