Albspirit

Media/News/Publishing

Pija magjike e Marilyn Monroes

Pija magjike e Marilyn Monroe-s me të cilën qëndronte në superformë

Edhe sot kurioziteti për të mësuar sekretin e bukurisë së Marilyn Monroe,( aktorja me e dëshiruara në mbarë botën), nuk është i vogël.

Ajo ka zbuluar sekretin e bukurisë në një intervistë për një revistë amerikane, më 1952. Sipas saj, para dushit dhe para nisjes së ditës së punës, Marilyn konsumonte një pije “magjike”.

“Para se të bëj dush, pi një filxhan qumësht të ngrohtë me dy vezë të tundura dhe e pi këtë derisa bëhem gati për punë. Nganjëherë marr edhe tableta vitaminoze bashkë me këtë pije. Për darkë praktikoj kotoletë qengji të cilën e pjek në furrë. Bashkë me mishin, si shtesë ha edhe karrota të cilat i adhuroj”, ka rrëfyer Marylin. Diva e Hollivudit ka shtuar se ka qenë shumë e kënaqur me ushqimin e vet.

Please follow and like us: