Albspirit

Media/News/Publishing

Problemet serioze me drejtshkrimin, rikthehet gjuha shqipe në shkollat e mesme

Vitet e fundit në provimet e Maturës kryesisht janë konstatuar probleme të mëdha të nxënësve me gjuhën amtare. Sipas specialistëve të fushës është vënë re se gjate ndërtimit te esesë, nxënësit nuk respektonin rregullat e drejtshkrimit, nuk njihnin shenjat e pikësimit dhe shfaqnin probleme në të shprehur. Me keto mangësi ata vijonin shkollën e lartë dhe më pas në punë. Nisur nga kjo situatë është vendosur që teksti i Gjuhës Shqipe në shkollat e mesme të kthehet pas 30 vitesh. Kurrikula e re e gjuhës ametare ka nisur nga klasa e 10 dhe do të vazhdojë deri në maturë. Gjuha shqipe është hequr nga shkolla e mesme ne vitin1984. Pas kësaj periudhe, ajo mësohej si lëndë më vete deri në klasën e 8 dhe më vonë deri në klasën e 9 të arsimit të detyruar.
Ndërsa 10 vitet e fundit gjuha amtare ishte e shkrirë me njohuritë e letërsisë në një tekst të vetëm. As kjo formë nuk dha rezultate madje përkeqësoi njohuritë e shqiptareve me gjuhën amtare. “Duke filluar nga ky vit shqipja është lëndë bazë nga klasa e 1 deri në të 12”, raporton Vizion Plus.

Please follow and like us: