Më 29 tetor në Valbonë dhe më 30 tetor në Tiranë, protestë kundër ndërtimit të HEC-ve. Eda Zari dhe Elina Duni i bëjnë thirrje gjithë artistëve në Shqipëri dhe jashtë saj t’i bashkohen kësaj iniciative të pavarur civile kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë, kundër ligjit për importin e plehrave; Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!”

 

Këngëtaret Elina Duni dhe Eda Zari i bashkohen protestës për mbrojtjen e Valbones, ndërtimit të HEC-ve atje dhe i bëjnë thirrje gjithë artistëve ti bashkohen kësaj proteste. Me një mesazh në facebook Elina Duni proteston fort dhe paralajmëron aktivizim konkret në protestën kundër ndërtimit të HEC-ve në Valbonë më 29 dhe 30 tetor.

“Kam vite që këndoj nëpër Evropë këngët e bjeshkëve, këngët e kodrinave, maleve, detit. Në folkun shqiptar natyra është personazhi kryesor. Në ç’do këngë ndihet fryma e saj. Shpesh mbyll sytë dhe nga skena ku jam, paramendoj ato fusha, male, dallgë e re që kanë qënë ndoshta të parët dëgjues të këngës që unë po këndoj. Dua të ëndërroj një Shqipëri ku patriotizmi është simbol i respektit së natyrës se mrekullueshme që kemi, ku ka një turizëm të ndërgjegjshëm, ku dashuria për vendin na bën më të mirë.

Dua të ëndërroj një Shqipëri ku liria nuk përfaqëson mosrespektin e pronës publike. Dua që të duam atë që na bashkon dhe sot të bashkohemi për të vetmen tokë qe kemi”, shkruan Elina Duna në facebook. Bashkë me Elina Dunin do të jetë në këtë protestë edhe këngëtarja tjetër e famshme shqiptare, Eda Zari. Ja si e lajmërojnë Elina dhe Eda protestën e tyre:  “29 tetor në Valbonë dhe 30 tetor në Tiranë: Eda Zari dhe Elina Duni i bëjnë thirrje gjithë artistëve në Shqipëri dhe jashtë saj t’i bashkohen kësaj iniciative të pavarur civile. Në kundërshtim të ndërtimit të HEC-eve në lumin e Valbonës; Në kundërshtim të ligjit për importin e plehrave; Në mbrojtje të TOKËS, të UJIT, të AJRIT, të JETËS!” shkruajne dy këngëtaret.