Albspirit

Media/News/Publishing

Sonda evropiane përfundon misionin në kometë

rosetta

Sonda hapësinore  e Evropës “Rosetta” ka përfunduar misionin e saj mbi kometën “67P” dhe është ulur në sipërfaqen e akullt të vetë objektit.

Përplasja e saj e planifikuar në kometën që  e ka studiuar për dy vjet u bë në kuadër të përpjekjeve për zbulimin e fshehtësive të krijimit të Sistemit Diellor.

Supozohet se ajo është dëmtuar përtej përdorimit.

Misioni i kontrollit në Darmstadt të Gjermanisë, ishte në gjendje të konfirmonte se e tëra ndodhi kur  humbi kontaktin në radio me sondën e cila bëri ulje të menjëhershme.

Pak orë para arritjes, Rosetta kishte bërë një mori të  fotografive me rezolucion të lartë dhe matje të tjera të sipërfaqes së kometës nga afërsia më e madhe e mundshme, raporton BBC.

Please follow and like us: