Surpriza e fansave për Bebe Rexhën

Këngëtarja me famë botërore, Bebe Rexha është mahnitur me surprizën më të fundit të fansave të saj. Ata i kanë dërguar plot vizatime, dedikuar Bebe Rexhës.
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rexha i ka postuar menjëherë këto vepra në Facebook, duke falenduar në këtë mënyrë gjithë fansat e saj. “Shikoni këto vepra arti. I dua fansat e mi dhe më pëlqejnë shumë veprat e tyre të artit! Janë shumë të talentuar!!!”, ka shkruar ajo në Facebook.
Please follow and like us: