Video/ Protestuesit për plehrat përzënë “Fiks Fare”: Jeni plehrat e qeverisë!

Grupi i xhirimit të Fiks Fare, që përgatiste një material satirik për protestën kundër importit të plehrave u përball me refuzimin e protestuesve paraditen e djeshme. Në një video filmuar me celular nga protestuesit, gazetari Foni Ilia duket teksa merrte intervistat humoristike për Fiks Fare, kur protestuesit i kërkojnë të largohet. Një nga protestuesit edhe e ofendon gazetarin duke e quajtur “mbetje të qeverisë”. Në video duket që gazetari i kërkon të mos ofendohet dhe të ndalë filmimin me celular.
https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fqytetaretperparkun%2Fvideos%2F1649225838702755%2F&show_text=0&width=560
Please follow and like us: