Albspirit

Media/News/Publishing

Floriana Garo i përgjigjet statusit të Einxhel Shkirës

 

Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm i cili fliste për përplasje midis dy prezantueseve shqiptare. Pikënisja e kësaj “historie” ishte emisioni “Opinion” i Blendi Fevziut, në të cilin flitej për modelet VIP në shoqëri, marrë shkas nga përleshja midis dy reperave Noizy dhe Cozman. Të ftuara në studio për të dhënë opinionet e tyre ishin edhe dy moderatoret Floriana Garo e Tv Klan, dhe Einxhel Shkira, më herët prezantuese në In Tv. Në fakt përtej kundërshtisë në mendime siç ndodh zakonisht në të tilla biseda televizive, nuk është se u pa ndonjë sulm ballë për ballë midis dy bukurosheve. Mirëpo lajmi që përmendëm në fillim të këtij shkrimi tregonte të kundërtën. Kjo ide u përforcua edhe nga një status i gjatë që Einxhel Shkira publikoi më vonë, dhe që mediat e komentuan se i referohej Florianës. Në një komunikim me autoren dhe drejtuesen e “Jo vetëm modë”, kërkuam që të zbulonim edhe anën tjetër të medaljes. Mirëpo Garo sqaroi për “revistawho.com” se midis saj dhe koleges Shkira në të vërtetë nuk ka asnjë lloj tensioni. “Nuk ka patur asnjë përplasje, as në studio dhe as jashtë saj. Nuk po e kuptoj fare këtë zhurmë mediatike”, shprehet Floriana Garo.

Please follow and like us: