Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyshja më seksi e botës, modelja 60 vjeçare sfidon pasarelat

Gjyshja më seksi e botës, modelja 60 vjeçare sfidon pasarelat

Yazemeenah Rossi, një franceze 60 vjeçare ka shkaktuar “tërmet” në botën e modelignut dhe në rrjetet sociale për shkak të bukurisë dhe pamjes së saj të re. Me dy fëmijë dhe dy nipër, kjo gjyshe seksi ka arritur të ruaj pamjen e saj tërheqëse dhe të bëhet një shembull për të gjitha femrat që duan të plaken me të njëjtin fizik dhe të njëjtin shëndet, raporton “The Guardian”, shkruan Dita.

Rossi e lindur në Korsika, prej më shumë se një dekade merret me modeling dhe pohon se sekreti për të ruajtur pamjen është një dietë e ekuilibruar, disa minuta meditimi çdo ditë, sport, dhe dushi me ujë të ftohtë. Ajo pohon se nuk ka bërë asnjë kirurgji plastike dhe madje i mban flokët e thinjura natyrale.

Pasi u transferua në Nju Jork në vitet ’90 francezja u bë imazhi i disa firmave ndërkombëtare si Hermes apo YSL. Në vitet e fundit ka qenë modele në fushata për veshje të brendshme dhe kostume banje.

60 vjeccarja ka fituar popullaritet të madh në rrjetet sociale. Aktualisht ka më shumë se 46 mijë ndjekës në Instangram ku përveç se admirohet për fizikun e saj përpiqet të theksojë rëndësinë e zakoneve të shëndetshme në rutinën e përditshme.

Please follow and like us: