Albspirit

Media/News/Publishing

Hurmat, ilaçi kundër plakjes dhe kancerit

Hurma mund të konsiderohet pa frikë si minierë ari për shëndetin tonë. Një frutë i shkëlqyeshëm, ku përveçse të qenurit tejet e shijshme është shumë e shëndetshme. Si një paketë “all in”, me konsumimin e hurmës marrim njëkohësisht edhe shumë përfitime shëndetësore duke nisur që me përmirësimin e shëndetit të syve, parandalimit të plakjes, lloje të ndryshme të kancereve, përmirëson tretjen, forcon sistemin imunitar, ul kolesterolin, përshpejton metabolizmin, forcon kockat, rrit aftësinë njohëse dhe kujdeset për lëkurën tuaj. Për më tepër, hurma ndihmon trupin tuaj të shërohet më shpejt, ndihmon në humbjen e peshës, redukton inflamacionin dhe rrit qarkullimin e gjakut në të gjithë trupin.

Origjina

Kultivimi i këtij lloji fillimisht u përhap nëpër Azinë Lindore, mirëpo hurmat rriten në mbarë botën, me 90% të prodhimit në Kinë, Japoni dhe Kore. Në Azinë Lindore periudha kryesore e vjeljes së hurmës është në muajt tetor dhe nëntor. Në Kinë, hurma ka qenë e kultivuar që nga kohëra të lashta. Ajo konsiderohet të ketë katër virtyte: jeton gjatë, krijon një sipërfaqe të madhe me hije, përdoret nga zogjtë për të ndërtuar fole, dhe nuk sulmohet nga dëmtuesit. Të gjithë Azinë, veti të ndryshme shëruese i atribuohen hurmës. Ajo thuhet të jetë e dobishme kundër sëmundjeve të stomakut dhe diarresë. Frutat e papjekur thuhet të jenë një trajtim për ethe, nëse ata piqen në enë derisa të jenë të ëmbël si mjaltë.

Vlerat ushqyese

Lista e gjatë e përfitimeve shëndetësore që marrim nga ky frutë përmban nivel të lartë vitaminash dhe mineralesh, po kështu edhe disa komponime organike të pazakontë. Këto përfshin vitaminën A, C, E, B6 po kështu edhe fibra, minerale, bakër, magnezium, potasium dhe fosfor. Hurma është një burim i shkëlqyer i beta-karotenit, vitaminës C dhe kaliumit. Hurma e gjelbër është e pasur me tanin dhe i jep një shije të fortë e të ashpër, kështu që ju duhet ta hani vetëm frutin plotësisht të pjekur. Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina.

Vetitë shëndetësore

Ajo ka veti diuretike dhe laksative dhe rekomandohet veçanërisht për ata që vuajnë nga mëlçia, në të kundërtën për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit ajo është e ndaluar për ata që vuajnë nga diabeti apo që vuajnë nga obeziteti. Përfitimet më të rëndësishme shëndetësore te hurmës janë vetitë e saj antikancerore, falë përmbajtjes të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A. Ky frut mund të ulë rrezikun e kancerit të mushkërive dhe është e rekomandueshme që të konsumohet nga duhanpirësit kronike. Duke qenë një burim i shkëlqyer i hekurit, hurmat mund të jenë shumë të dobishme për njerëzit që vuajnë nga anemia. Për shkak të një përmbajtje të lartë të jodit, konsumi i rregullt i këtij fruti ndihmon në përmirësimin e funksionit të gjëndrës tiroide, dhe kjo është një nga vetitë më të vlefshme të këtij fruti.

Parandalon kancerin

Ky frutë i shijshëm është i mbushur me agjentë anti-kancer që mund të rrisin aftësinë e trupit tuaj për të luftuar radikalet e lira. Radikalet e lira janë derivate të tjera të metabolizmit qelizor që mund të shndërrojnë qelizat e shëndetshme në kanceroze dhe të dëmtojnë sisteme të ndryshme të organeve. Hurmat gjithashtu përmbajnë antioksidantë, të cilat bëjnë të mundur nxjerrjen nga trupi të radikaleve të lira, po kështu krijojnë mbrojtje nga sëmundje të ndryshme. Hurmat gjithashtu përmbajnë vitaminat A dhe C, si dhe beta karoten, të cilat njihen për vetitë e tyre antikancerogjene.

Forcon sistemin imunitar

Duke iu bashkëngjitur vetive të shumta shëndetësore që përmbajnë hurmat, duhet njohur edhe se falë përbërësve në të, me konsumimin e saj mbrojmë sistemin imunitar. Prania e vitaminës C siguron mbrojtjen e sistemit imunitar dhe rrit prodhimin e qelizave të bardha të gjakut, të cilat janë linja kryesore e mbrojtjes së trupit kundër mikrobeve, viruse dhe infeksioneve virale dhe toksinat.

Përmirëson tretjen

Sikurse të gjitha frutat edhe hurmat janë burim i mirë i fibrave dhe përmbajnë gati 20% të nevojës së domosdoshme në ditë. Fibra ndihmon trupin kur ushqehemi në mënyrë tejet efikase, pasi nxit lëvizjen e ushqimit nëpër traktin e tretjes, duke rritur sekrecionet e lëngjeve gastrike dhe ndihmuar në tretjen e ushqimit si dhe lehtësuar simptomat e kapsllëkut dhe diarresë.

Kundër plakjes

Hurmat janë të pasura me numër të lartë të vitaminave, veçanërisht vitaminës A, beta karoten, lykopen dhe kryptoxanthins. Të gjitha këto mund të funksionojnë si antioksidantë, në mënyrë specifike për të reduktuar stresin oksidativ dhe për të parandaluar shenjat e plakjes së parakohshme, si sëmundjen e Alzheimer-it, lodhje, humbje e shikimit, dobësi të muskujve etj.

Mbron sytë

Disa përbërës të pranishëm në hurmë sjellin përfitime shëndetësore për shëndetin e syve. Zeaxanthin, anëtare e vitaminës B është e lidhur drejtpërdrejt me përmirësimin e shëndetit të syve për shkak të sjelljes së saj si një substancë antioksidante. Studimet tregojnë se ajo zvogëlon degjenerimit makular, kataraktën dhe verbërinë.

Kontrollon tensionin e gjakut

Potasiumi i cili gjendet në sasi të madhe në hurmë shërben për uljen e tensionit të gjakut, duke rritur qarkullimin e gjakut në pjesë të ndryshme të trupit. Tensioni i ulët i gjakut gjithashtu redukton tendosje në sistemin kardiovaskular dhe parandalon sëmundje të ndryshme të zemrës. Së bashku me uljen e presionin e ulët të gjakut, hurmat gjithashtu përmbajnë bakër, një element thelbësor në krijimin e qelizave të reja të kuqe të gjakut. Pa bakër, ju nuk mund të merrni lëndë ushqyese, thelbësore për të bërë hemoglobinën. Qarkullimi i shtuar i qelizave të shëndetshme të kuqe të gjakut rrit funksionin njohës, tonin e muskujve, metabolizmin, dhe nivelet e energjisë, si dhe riparimin e plagëve dhe rritjen qelizore.

-Hurma përmban rreth 17% sheqer kur është e freskët dhe 62% kur thahet.

-Përmban vitamina A dhe C, proteina, yndyra, kripëra minerale, si hekur, sasi të konsiderueshme tanine.

-Hurmat kanë gjetur përdorim të mirë në luftimin e sëmundjes së anemisë.

-Hurma përmban vitaminën A, C, E, B6 po kështu edhe fibra, minerale, bakër, magnezium, potasium dhe fosfor.

-Hurma është një burim i shkëlqyer i beta karotenit, vitaminës C dhe kaliumit.

-Hurma e pjekur është shumë e ëmbël, ajo përmban një sasi të lartë të sheqernave në glukozë dhe proteina.

Please follow and like us: