Kina përkujton Ditën e Dëshmorëve
Presidenti kinez Xi Jinping dhe udhëheqës të tjerë të lartë morën pjesë të premten në ceremoninë e organizuar në sheshin Tian’anmen në Pekin, për të nderuar dëshmorët e kombit, në Ditën e Dëshmorëve.
Sivjet Kina përkujton 80 vjetorin e Marshimit të Madh, një manovër e njohur ushtarake e ndërmarrë nga Ushtria e Kuqe e Punëtorëve dhe e Fshatarëve të Partisë Komuniste të Kinës nga viti 1934 deri në 1936.
Veteranët, familjarët e dëshmorëve dhe përfaqësues të qarqeve të ndryshme u mblodhën në Memorialin e Heronjve të Popullit në Sheshin Tian’anmen për të përkujtuar Ditën e Dëshmorëve, në prag të Festës Kombëtare.
Udhëheqësit dhe pjesëmarrësit e tjerë vendosën kurora me lule në Memorialin e Heronjve të Popullit.(Çang Çuo/