Rama sulmon Zhejin: “Je një halabak dhe frikacak”
Kryeministri duket se nuk po e përballon dot presionin publik gjithnjë e në rritje për importin e plehrave dhe tashmë i është turrur me bukë në traste kujtdo që e kundërshton.Përmes “asqerit përmetar” Rama i përveshur Artur Zhejit pasi ka konspektuar bashkë me Henri Çilin borderotë e UET-së. Sulmi i rradhës ndaj “armikut publik” të Ramës u botua sërish në portalin e Mero Bazes, ndërsa në fillim të saj shkruhej: “8 milionë lekë, tetë milionë lekë paguhej çdo muaj Katrahur Zheji nga Henri Çili si drejtor i gazetës “Mapo”.
8 milionë lekë çdo muaj 7 vjet rresht dhe tani kur dy miqtë e vjetër janë pozicionuar në llogore të reja, lufta nisi. Katrahur Zheji sulmon Henrin e shkretë dhe ky i fundit si frikacak organik nuk i kthehet si burrat ti tregojë vendin. Të paguhesh 96 milionë lekë në vit, 7 vjet me rradhë dhe si përfundim të pështysh mbi bukën që të dhanë është bukshkalësi me 5 yje… Me vjen turp qe Henri Cili ka qene pedagogu im. Gjithmone e keshilloja, por nuk me degjonte. Kishte blerë jo zagar race, por një bulldog qe po fillon te kafshoje edhe veten e tij!!!”.
Një shkrim i qartë i një njeriu që nuk bën prej kohësh punën e Kryeministrit por atë të satiristit under-cover. Njësoj si me rastin e Koço Kokëdhimës që u përbetua publikisht se do ta shkrinte pasurinë e tij për të rrëzuar Edi Ramën, njësoj si Adriatik Llalla i cili në një kohë kur nuk dinte ku ta fshihte familjen e tij nga kërcënimet për eleminim fizik e për të cilën Rama ende s’ka thënë një fjalë, i duhej të lexonte përrenj të gjatë psiqik për fotot e së bijës në Instagram.
Jo më i turpshëm qe investimi i Edi Ramës nën të njëjtën lëkurë “lepuri përmetar” kur nisi intifadën skandaloze ndaj Mejdanit dhe të birit vetëm pse shihte në makthet e tij ëndrra te sponsorizuara nga Ilir Meta se Rexhepi do të behej Kryeministër. Pra përdorimi i veglës së tjetrit për objektiva te ndryshëm në mbrojtje të pushtetit në degradim, ndërsa pushtetari i degraduar nuk përdor dot veglën e tij që dikur si publiçist i punonte në mënyrë perfekte ndërsa sot si Kryeministër i ka dalë boja. Pyetja e vetme që sot kemi për Edi Ramën është kjo: Mirë paret e Zhejit na i zbulove, po paret e thata të përmuajshme që jot shoqe merr nga e njëjta bordero, pra ajo Çilit a do na i tregosh vallë?!…