Rosela Gjylbegu sulmon Olti Currin: Balenë që bën si kompetent. Reagimi: Je si çufo topolaku
Këngëtares shkodrane Rosela Gjylbegu i është dukur e papranueshme sjellja e blogerit Olti Curri në jurinë e të rinjve në “Kënga Magjike”.
Roselës nuk i ka pëlqyer fakti që Olti gjendej në panelin gjykues, ndaj dhe në përgjigje të një diskutimi të hapur në facebook, Gjylbegu nuk e ka përmbajtur dot veten por është shfryrë gjithë inat:
“Po të paktën Sardi ka mbaruar kompozicion motër, është artist, po ai balena aty që bën si kompetent në të gjitha fushat e s’ka lënë njeri pa sharë e ofenduar vetëm e vetëm për të marrë ca “like” e si del e keqja që ka brenda vetes. Ah, mjerë ne, mjerë ne!”
Por ky reagim gjithë mllef nuk ka kaluar pa u vënë re nga opinionisti i cili duket se ia ka kthyer me të njëjtën monedhë Roselës:
“Vajze e urte siç te etiketojne ne opinion, qe e tille nuk je, se kam akoma ne vesh sharjet dhe ofendimet e tua qe as nje fshesaxhije te turnit te trete qe ka dy muaj pa marre rrogen, nuk ja lejon dinjiteti.E gjitha per nje koment (bloggerat kete pune kane, do i ndjek, do nuk i ndjek, per fustanin tend ne nje festival te RTSH-se. Ti dhe vetem ti, ne lufte te perhereshme me kilet dhe me dietat, per te cilat ke folur publikisht, nuk duhet te etiketosh askend balene. Te ma kishte thene Ermonela Jaho, do me skuqej faqja edhe do vihesha ne siklet nga linjat e saj te prera dhe elegante.Por ti jo, se mjafton te kerkosh ne youtube nje foto tenden dhe duket sikur po hapet katalogu i fermes se derrkucave “Çufo topolaku” .
Te prezantojne si kengetare e shkelqyer, por kete shkelqimin tone kur na e thone, nuk e marr vesh mire, kam frike se shkelqen nga yndyra. Meqe i hyre lojes se permendjes se peshesh, jam me i stervitur ne kete fushe, se shendeti im eshte tashme çeshtje kombetare, ndaj po te pergjigjem vetem per epitetin ne fjale.
Sa per pjesmarrjen time ne juri, nuk kam çfare te them, sinqerisht nuk di çfare te them, sepse e vendosi z Gjebrea, nje njeri qe ka bere histori ne muzike dhe festivale.
Do thoja edhe dy fjale per nje nate qe kembengulje dhe me sillje Kejsin e embel ne tavoline qe te nderhynte te beje nje tekst kenge me mua…por me siguri do kesh harruar ose ke qene e pire duke pare mllefin ne koment.
Suksese dhe te fala mikut te familjes Arvizu…” – është kundërpërgjigjur Olti.