Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA ndal komunikimin me Rusinë

SHBA ndal komunikimin me Rusinë

I menjëhershëm ka qenë reagimi amerikan pasi Rusia i dha fund marrëveshjes për reduktimin e plutoniumit ushtarak. Departamenti Amerikan i Shtetit lajmëroi se ka pezulluar pjesëmarrjen në klanet bilaterale të bisedimeve me Rusinë, që u krijuan si pjesë e armëpushimit jetëshkurtër në Siri.

Në komunikatën e Departamentit të Shtetit thuhet se ky vendim nuk u mor lehtë dhe sigurisht nuk përmendet pezullimi i paktit për plutoniumin nga Rusia si shkak. Në një konferencë për shtyp, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Josh Earnest tha se durimi i të gjithë me Rusinë kishte marrë fund dhe kjo solli pezullimin e bisedimeve të Uashingtonit me Moskën për Sirinë.

Sipas Earnest, Rusia ka humbur besueshmërinë duke bërë shumë angazhime dhe duke mos dhënë asnjë provë se kishte dëshirë që ti përmbushte. Madje ai shtoi se Rusia gjatë 7 muajve operacione luftarake nuk ka arritur asnjë sukses ndaj Shtetit Islamik në Siri, por ka arritur në pikën që merr meritat për operacionet e suksesshme amerikane.

Please follow and like us: