Shqiptarët grabisin traktorin 100 mijë euro…
Tre shqiptarë u vunë në pranga nga autoritetet italiane për vjedhjen e një traktori “John Deere” që kap vlerën e 100 mijë euro.
Shqiptarët, të moshës 23, 27 dhe 28 vjeç u arrestuan nga policia rreth orës 02:30 të mëngjesit të së hënës, pasi u denoncuan nga pronari i kompanisë bujqësore se i kishin vjedhur traktorin.
Tre shqiptarët u ndaluan nga policia në Fossalta di Portogruaro teksa udhëtonin me një “Passat” me targa italiane. Ata kanë mohuar akuzat, duke ngritur pyetje për arsyen e ndalimit raporton Express. Por balta që ata kishin nëpër rroba ka ngritur dyshime tek efektivët, të cilët i kanë shoqëruar në komisarit. Veprimi që i ka nxjerrë zbuluar – shkruajnë mediat italiane – është momenti kur një nga shqiptarët, kur ka mbërritur në komisarit, ka hedhur në tokë çelësat e traktorit të vjedhur me stemën “John Deere” , veprim ky që u vu re nga policia.
Ndërkohë, në makinën “Passati” u gjetën dhe sekuestruan mjete që shqiptarët përdornin për vjedhje, si dhe koordinatat në kronologjinë e “Google Maps”, e një zone të izoluar në rurale, në Chions Villa, Friuli, ku edhe u gjet traktori i vjedhur.