Thaçi dekoron 13 personalitete të kulturës e shkencës nga Shqipëria
Presidenti Hashim Thaçi gjatë vizitës së sotme në Tiranë, do të dekorojë 13 personalitete shqiptare nga fusha e kulturës dhe shkencës për rolin e tyre të veçantë në shërbim të lirisë dhe shtetndërtimit të Kosovës.
Në kuadër të agjendës zyrtare, Thaçi rreth orës 14:00 do ta vizitojë familjen e shkrimtarit Dritëro Agolli. Sipas njoftimit të Ambasadës së Kosovës në Tiranë, me këtë rast kreu i shtetit të Kosovës, do ta dekorojë shkrimtarin shqiptar për kontributin e tij në letërsinë shqipe, si dhe për angazhimin në shërbim të kauzës së Kosovës.
Veç Dritëro Agollit, Presidenti i Kosovës do të dekorojë edhe 12 personalitete të tjera, disa pas vdekjes, shkruan Kohaditore.
Me Urdhërin e Pavarësisë do të dekorohen:
Dritëro Agolli
Xhevahir Spahiu
Moikom Zeqo
Shaban Sinani
Ekrem Bardha
Vladimir Prela, pas vdekjes
Sabri Godo, pas vdekjes
Ndërsa me Urdhërin Presidencial për Merita do të dekorohen:
Naim Zoto
Agim Doçi
Gjok Beci, pas vdekjes
Eduard Mazi
Fatime Sokoli, pas vdekjes
Edmond Zhulali