Turp, në Ferizaj do të ndërtohet shtatorja 11 metra e Enver Hoxhës!?
Erald Selca nga Fronti Popullor për Kultivimin e Veprës së Enver Hoxhës, ka thënë në Info Magazine se kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e Enver Hoxhës të organizuar në Ferizaj. Madje ai tha se Svarqa është përkrahës i ndërtimit të përmendores së Enver Hoxhës, raporton Lajme.al!
“Kryetari i komunës së Ferizajt ka dashur sot të marrë pjesë në ceremoninë për Enver Hoxhën dhe kjo është shumë e mirë”, ka thënë Selca.
“Për dallim prej Bajrushit që është frikësuar ta mbështes këtë projekt, Muharrem Sfarqa e ka mbështetur këtë ide dhe madje ka shprehur dëshirë që të marrë pjesë në ngjarjen e zbulimit të shtatores”.
Nuk është ide bizare, por e padrejte, fyese per inteligjencen mesatare te shoqerise shqoptare vetem te flasesh me ja ndërtuar bustin diktatorit Enver Hoxha!
“Ideja e ndërtimit të përmendores nuk është e tashme është e kamotshme. Mjetet ekzistojnë, financimi do të jetë me forca vetanake edhe Enver Hoxha e ka çliruar Shqipërinë ne 45-ën me forca vetanake ku kanë dhënë jetën 28 mijë persona”, ka thënë Selca në Info Magazine në Klan Kosova!
Nje zhvillim i tille nuk duket te jete thjesht absurd, ai eshte qellimkeq dhe synon qartazi te vendos kunder opinionin ne Kosove me ate ne Shqiperi te cilet e kane vuajtur ne kurriz diktaturen e tij te tmershme.
Te propozosh bust per Enver Joxhen eshte me e pakta hyerje per Shqiperine e cila e nisi rrugen e demokracise pikerisht duke shembur shtatoren e tij.