Albspirit

Media/News/Publishing

Zgjidhet presidentja e parë femër e Estonisë

Llogaritarja e BE-së zgjidhet presidentja e parë femër e Estonisë

Më në fund Estonia e ka zgjedhur presidenten e re të vendit, e cila do të jetë liderja e parë femër e këtij vendi baltik.

Pas dy votimeve të dështuara dhe disa javëve debate të nxehta, ligjvënësit estonezë unanimisht zgjodhën sot llogaritaren e BE-së, Kersti Kaljulaid, si presidente të vendit, transmeton Express.

Me 81 vota pro, 0 kundër, dhe 20 abstenime, ajo u zgjodh presidente.

Kaliulaid, e cila është 46 vjeçe, do të jetë pasuese e presidentin në largim, Toomas Hendrik Ilves, i cili do të tërhiqet javën e ardhshme pas dy termeve pesëvjeçare si president.

Zgjedhja e Klajulaid, e cila punon në Gjykatën Evropiane të Auditorëve, u bë e mundur pasi që gjashtë partitë në Parlament u pajtuan ta propozojnë një kandidat të vetëm nga jashtë.

Please follow and like us: