Albspirit

Media/News/Publishing

Ah…ajo plake e bardhe…!

Nga Pita Gora

-Djali te qendroje te mari receten e ilaceve,jut e dyja mund te shkoni.-tha mjeku duke I pare grate mbi syze e nen vetulla.

Grate I zgjaten doren dhe e pershendeten.Ai levizi pak nga vendi pertueshem per kortezi.

-Ah, I thoni pacientit tjeter te vije-nxitoi te thote ai,si per te treguar se djali nuk do vonohej.

Nene e bije ecen drejt deres.Plaka,ktheu edhe nje here koken ,pa nje here doktorin dhe pastaj I shkeli syrin te birit. I biri beri te habiturin dhe u afrua tek mjeku,nderkohe kur u degjua qe dera u mbyll pas tyre. Mjeku vazhdoi edhe pak te plotsonte receten,dehe pastaj pa ngritur koken nisi te flase duke vulosur receten.

-Sot,ne kete kohe gjerat thuhen me troc.Dhe kjo ,jo se mjekesia,ose konkretisht mjeku ,apo edhe me konkretisht njeriu q eke perballe ,eshte me I pa meshirshem.Por eshte kuptuar qe jeta kjo eshte ,dhe eshte mire qe te meren masat sa me shpejt per ta zgjatur ate.

Djali uli pak vetullat duke ju rrudhur ne mes te ballit.

-Cdoni te thoni ?
Mjeku psheretiu duke I zgjatur receten dhe I beri shenje te ulet.Pasta zgjati koken nga dera qe u hap .
-Me fal pak te lutem.Te theras perseri…-I tha njeriut qe hyri.
-Nena ka nje mase te huaj qe nuk me pelqen fare.Ose tamam tamam eshte nje tumor I cili….
Pa qe djali nuk po perqendrohej.
-Troc fare ,eshte kancer !

-E sigurte?-pyeti djali me nje lloj shprese qe sikur I duhej te vinte,qofte edhe nga zoti,tek I cili nuk kishte dhe aq besim.Deri sa I paska cuar semundjen…pse do ti coje edhe sherimin ?
-Po ! Por le te shpresojme.Per te ,mbase eshte me mire te mos e dije deri sa te vendosim se cfare terapie do ndjekim.Ne keto mosha ,semundja nuk eshte dhe aq agresive. Djali heshti nje mom ent deri sa kuptoi se duhet te ngrihej,ckish per te thene ,mjeku ja kishte thene.Mblodhi vehten,u pershendet me ted he u nis te dali.

E ema dhe e motra po e prisnin ne koridor.Ju duk se e ema e hetoi me sy ,dhe per momentin u kujtua se duhet te fliste dhe te sqaronte receten.

-Ja ,keto ilace do ti marrim tani,dhe do ti pish ne mengjes dhe ne mbremje ,gjithnje te shoqeruara me ushqim.

E ema qeshi,e zuri per krahu dhe ecen.Ajo kishte nje dhemb floriri I cili vezullonte sa here qeshte ajo,dhe ai perhere I thoshte :

Ti ken je qeshje te bukur mama.Por kesaj rradhe atij ju duk pak ngacmuese ajo qeshje.
-Ulemi pime nje kafe tek ky lokali dhe ikim ne ship.Ja erdha une,sa te ble keto ilacet.

I gjeti duke biseduar te emen me te motren:
-Epo plake jam une tani,dicka do behet sebep,me presin aty ku do vete-shpotiste e ema duke vene buzen ne gaz.

Ai nuk e beri vehten se c’degjoi nisi te hapte ca biseda larg semundjes .I kujtonte asaj me te qeshur histori te shkuara.Dukej se asaj I benin mire sepse kenaqej duke treguar.Pastaj stepej nje cast dhe e shihte ne sy:

-Ore,mos provon kujtesen time ti qe here here me ben keto biseda? Ja me thuaj tani ,cte tha mjeku?

-Cte me thoshte ? C’kish per te thene na I tha sa qeme te tre,do pish keto ilace dhe do shohim si do reagoje trupi.Kaq.Pse me pyet? Te zuri frika ? Ahahaa…

=Eeee frika mua ! Kte po I thoja dhe sat motre,plake une tani. Po nejse nejse,ngrihemi ikim ne shtepi tani se zed he vapa e s’kam me fuqi si me pare.

E teksa ecnin rruges ,e motra heshtte sikur priste sa te mbeteshin vetem e ta pyeste c’I tha mjeku,ndersa nena,eh nena I mbante me muhabet. “Ehhh,ta dish ti se c’ke,nuk do beje kaq muhabet,nuk do ishe kaq e cliret.O Zot.po si do me ikesh keshtu?”-mendonte ai dhe padashje I shterngoi krahun nga ku e kish kapur qe ajo te mbeshtetej.Ajo ktheu koken si ti lexonte mendimet qe ai bluante.Ai I buzeqeshi dhe I tregoi te kish kujdes trotuarin.Plaka vuri perseri buzen ne gaz djallezisht.

-Jam ca e lodhur-u tha.-Me lini te fle pak e kur te vijne femijet zgjohem vete nga zhurma e tyre.
Por ne fakt mbante frymen te degjonte c’thoshin vella e moter andej matane. “-Eeehhh pleqeri dreqi,une s’kam pergjuar ne te ri,e jot e degjoj tani”-qeshi me shpoti

-Alo ? Klinika….Jam mjekja e familjes…,si I dolen analizat asaj nenes qe erdhi dje ? Po po…asaj,eshte pacientja ime.-dhe priti nje cast.
Ishte sy e veshe mos I shpetonte gje .

-Ashtu e ? E shkreta…Dhe ne cfare zhvillimi ? Ashtu e ? 3 muaj.Faleminderit,faleminderit –uli receptorin plaka dhe u ul ne karige. Vuri xhezven te beje nje kafe .Mbushi edhe nje gote raki.

“-S’ka gje,s’kam gje ne dore as une e as keta.Por une jam e vjeter,ata nuk duhet te merziten,nuk duhet tu bie ne sy.”

Dhe qe ate cast ,ajo nena e tyre ndryshoi “per mire”. Cuditerisht qeshte me shume,bente muhabet,lloj lloj refimesh me nipat e mbesat.Nuk I dhimbte me asgje. I biri fluturonte,e bija po ashtu.Po gezonin vertet.

-Po ka edhe mrekulli- kish vene buzen ne gaz mjeku mosbesues,kur djali I tregonte gjendjen e se emes.-Gjithsesi keni nje nene fisnike,te forte e trime.Lum ju.

Por ngjyra ne lekuren e neses ndryshonte perdite e me shume.I biri dhe e bija kishin rrudha ne balle por gjithnjt qeshnin.Edhe nena qeshte,ishte shume me active se me pare.

“Ata duhet te me besojne.”-mendonte nena cdo sekonde.

“Ajo nuk duhet te marre vesh asgje,ndryshe do keputet shpejt”-mendonte I biri.

E bija priste te ikte ne ship te saj ose te mbetej vetem dhe niste e lotont,prekte gjerat e se emes dhe nuk mbahej dot.

-Nga fundi I javes tjeter a nuk mblidhemi hame nje drake tok?Me ka mare malli- u tha nena .
Ata u gezuan dhe e vendosen ne cast.

“Po vjen fundi,dhe cdo gje shkon mire” mendonte plaka teksa mbante fuqite vetem kur te vinin ata ,dhe me shpirt ne dhembe qeshte e nuk renkonte.I kujtohej shpesh I vellai me nje semundje te perafert,qe kur e pa se nuk kish fuqi as per nevojat personale,u vetsakrifikua duke mo spire as uje.Dhe I kish thene kesaj ne vesh: “Keq per ju se me shihni e s’kini c’me beni,e dy here keq per mua,se me dhimbni ju dhe rruga e veshtire per ku jam nisur.

“Shpirt I motres,po vij”-mermeriti.

Te dielen u mblodhen sic e kishin lene,dhe u kenaqen e gezuan te tere. “Do kete me te tille dite”=mendonte I biri.

“Vetem pak ju kam lene ta vuani” –buzeqeshte nena.

-Tani nena do shtrihet e flere pak se u lodh,eshte plake.Ju lozni e gezoni edhe ca e pastaj ikni-u tha plaka femijeve dhe I puthi e perqafoi nje nga nje.

U fut ne dhomen e saj dhe u shtri e ngopur dhe e kenaqur. Andej matane nuk degjoheshin shume zhurma.Me siguri I biri dhe e bija I kishin bere “zap” femijet.Mbylli syte te dremiste. Ashtu buzagaz si neper endera e gjeten pas disa oresh ate plake te bardhe e te bukur.Endrat e kishin zbukuruar edhe me shume…..

Please follow and like us: