Dy filma shqiptarë në mesin e 80 filmave që synojnë çmimin Oscar
Faqja zyrtare e çmimit Oscar tashmë ka publikuar listën e filmave të cilët kanë aplikuar për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.
Faton Bajraktari nga Kosova dhe Bujar Alimani nga Shqipëria, janë regjisorët të cilët do të mbesin në ethe deri në nominim, shkruan KultPlus.
Mbi 80 filma kanë aplikuar në kategorinë për film në gjuhë të huaj, për çmimin prestigjioz Oscar. Shtete të ndryshme kanë propozuar tashmë filmat e tyre, dhe një përshkrim i shkurtë mbi filmin dhe posteri, tashmë është përfshirë në faqen zyrtare të çmimit Oscar, për të gjithë filmat që tashmë janë propozuar.
Në mesin e filmave të shumtë që synojnë të hyjnë fillimisht në nominim, e më pas edhe për çmim, janë edhe dy filma shqiptarë. Filmi “Home Sëeet Home”, me regji të Faton Bajraktarit është propozuar nga Kosova, kurse filmi “Krom”, me regji të Bujar Alimanit është propozuar nga Shqipëria.
Mbetet të shihet rrugëtimi i këtyre dy filmave, kurse filmi më i suksesshëm shqiptar në këtë drejtim mbetet filmi kosovaro-britanik “Shok”, i cili dërgoi për herë të parë Kosovën deri në nominim për çmimin Oscar.