Albspirit

Media/News/Publishing

Kerry: Perëndimi i gatshëm të bisedojë me Rusinë për Ukrainën


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry thotë se aleancat perëndimore janë të gatshme të punojnë me Rusinë për t’u dhënë fund luftimeve në Ukrainë, por do të qëndrojnë të vendosura në parime të bazuara mbi lirinë dhe të drejtën ndërkombëtare.

Duke folur sot në Belgjikë, zoti Kerry tha se NATO-ja “nuk përpiqet të dobësojë, të frenojë ose ta përçajë Rusinë, ose ndonjë vend tjetër.”

Ai tha se NATO-ja dhe vendet e BE-së duan të punojnë me Rusinë, e cila është po aq e përkushtuar në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta.

Marrëdhëniet mes Moskës dhe vendeve aleate perëndimore vazhdojnë të jenë të tendosura pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në vitin 2014. Rusia gjithashtu mbështet separatistët pro-Moskës në Ukrainën lindore.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkelje të sovranitetit të Ukrainës dhe NATO ka stacionuar forca afër kufijve rusë.

Please follow and like us: