Albspirit

Media/News/Publishing

Madrid – Spanja hap “gjyqin më të madh të korrupsionit”

 Endri Farka

Plot 37 persona, përfshi dhe anëtarë kryesorë të Partisë Popullore qeverisëse të Spanjës, kanë shkuar në gjyq në Madrid të akuzuar për përfshirjen në një rrjet masiv korrupsioni.

Tre ish-anëtarë të PP janë në mesin e të pandehurve në gjyqin më të madh të korrupsionit të bërë në Spanjë për vite të tëra.

Biznesmeni Francisco Correa pretendohet të jetë kreu që dorëzoi ryshfete në këmbim të kontratave.

Të dyshuarit ishin të prangosur në momentin që mbërritën në gjykatën kombëtare.

Francisco Correa, që do të vuajë 125 vite burg nëse shpallet fajtor, ka shpenzuar tashmë 3 vite në paraburgim dhe arritja e tij u përshëndet me thirrje “corre,corre” (vrapo, vrapo).

Ai mban nofkën “Don Vito”, si personazhi kryesor i filmit Kumbari (The Godfather).

Çështja e ashtuquajtur Gurtel ka elektrizuar Spanjën prej vitesh, që kur u ekspozua nga një nëpunës civil në një periferi të Madridit.

Please follow and like us: