Albspirit

Media/News/Publishing

Neranxi: Reforma Territoriale e trumpetuar si begati na rezulton deshtim! Himara duhet kthyer me 7 fshatra sic ka qene

Biznesmeni i sukseshem Himarjot Nikollaq Neranxi, duke ju referuar artikullit te Revistes profesionale ” Monitor” ku ne menyre analitike deshmohet deshtimi i Reformes Territoriale, thote se ajo qe u trumpetua si begati e te gjitheve po rezulton deshtim i cdo njerit.

Neranxi i referohet rastit te Himares ku sipas shume eksperteve ka artificialitet te demshem per komunitetin vendas. Ai sugjeron kthim te Himares si me pare ne shtate fshatra.

Ja postimi i plote i Nikollaq Neranxit:

“Reforma Territoriale e trumpetuar si begatia e vendit, ne nje kohe te shkurter, rezultoi nje deshtim.

“Do kursejme para dhe do menaxhojme bashkite me me shume efikasitet” – na u tha. Asgje nuk u be. Po shpenzohen me shume para dhe po behet me pak pune.

Personalisht kam kundershtuar aplikimin e Reformes Territoriale ne Himare, sepse e dija qe nuk do sillte asgje te mire dhe nuk do ta ndihmonte nje zone bregdetare si ajo, qe te bente progres.

Ca bashki te vogla, mund te behen te medha, pasi te tejkalohen problemet e medha dhe specifike qe ka sejcila zone.

Sot kemi Bashki me te medha dhe probleme me te medha. Une perseri kembengul qe duhet kthyer Himara me 7 fshatra sic ka qene dhe se bashku me shoqatat dhe shoqerine civile te zones, te fillojme te studiojme menyren se si mund ta realizojme.

Kjo eshte e vetmja menyre per te sjelle zhvillimin e vendlindjes tone te bekuar Himares.”

Please follow and like us: