Albspirit

Media/News/Publishing

Personat e përçmuar, që pastaj u bënë të famshëm

dikush-askush-ballina-0001-658x411

Përgjatë historisë, disa nga njerëzit më inspirues dhe më të suksesshëm që ka njohur bota, kishin nisur karrierën e tyre nga pika e dëshpërimit. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për shkencetarë, këngëtarë, aktorë… (të gjallë apo të vdekur), atyre u kishin thënë se ata nuk janë njerëz që premtojnë në zanatin e tyre.

Fatmirësisht, ata nuk qenë dorëzuar dhe koha dëshmoi se, eprorët e tyre jo vetëm që kishin gabuar në gjykimin e talentit të tyre – por, kanë mundur të shuajnë karrierën e disa prej njerëzve më të talentuar që ka njohur bota.

Këta të famshëm janë shembulli më i mirë për të gjithë njerëzit se, në jetë duhet të udhëhiqemi nga vullneti dhe jo nga dëshpërimi. Të shohim kush janë këta përsona.

Albert Einstein

askushi dikushi 001

Ndoshta një prej shkencëtarëve më të famshëm dhe më me ndikim në histori të njerëzit, e të cilit në shkollë i patën thënë se nuk vlente “pesë pare”. Megjithatë, mund të paramendoni ndjenjën e atij personi që e kishte përçmuar Einsteinin, kur ky i fundit ishte shndërruar në yll botëror.

Michael Jordan

askushi dikushi 002

Sot Jordanin e njohim si legjendë të basketbollit – por, nuk ishte gjithmonë i tillë. Paramendojeni, në shkollën e lartë, atë e patën përjashtuar nga ekipi shkollor i basketbollit.

Marilyn Monroe

askushi dikushi monroe11

Para se të pushtonte Hollywoodin dhe të fitonte famën e ikonës botërore, Marilyn Monroe ishte përpjekur të depërtonte në pasarelat e modës. Fatmirësisht, apo fatkeqësisht, merreni si të doni, disa agjenci të modës e kishin përçmuar duke i thënë se nuk ishte mjaftushëm e bukur për këtë punë dhe se asaj do t’i shkonte mirë një punë e sekretares.

Richard Branson

askushi dikushi 004

Në shkollë, Branson nuk shihte mirë dhe vuante nga sëmundja e dyslexias (personat që e kuptojnë botën përmes figurave dhe jo shkrim-leximit) – dhe këtë fakt nuk e dinte askush. Mësuesit e tij thjeshtë mendonin se ai ishte një nxënës përtac.

Elvis Presley

askushi dikushi 005

Pas përformancës në Grand Ole Opry, në Nashville – Tennessee, Elvisit i patën thënë që për të më mirë do të ishte të kthehej në Memphis dhe të vazhdonte karrierën si shofer kamioni. Çfarë ndodhi më pastaj, sigurisht e dini.

Stephen Fry

askushi dikushi 006

Derisa vijonte shkollën, komiku britanik ishte i sëmurë nga dyslexia – ndërsa, mësuesit e tij mendonin se ai ishte një lloj “budallai”. Më vonë, ai kishte deklaruar se, “është ndjenjë e vështirë kur njerëzit mendojnë se jeni të marrë – ndërsa ju e dini që nuk jeni të tillë”.

Walt Disney

askushi dikushi 007 3333

Ai ishte kreatori i personazhit ikonik, Mickey Mouse, dhe inxhinier i perandorisë “Disney”. Sidoqoftë, në vitin 1919, Disney ishte përjashtuar nga City Star, sepse, siç i patën thënë: “i mungonte kreativiteti dhe nuk kishte ide të mira”.

Oprah Winfrey

Oprah Winfrey

Gati në fillim të karrierës së saj, mbretëresha e televizionit, ishte ndeshur me një vlerësim aspak të këndshëm. Asaj i kishin thënë se është e papërshtatshme për të punuar në televizion dhe se nuk është në gjendje t’i ndajë emocionet nga puna.

Harrison Ford

askushi dikushi 009

Aktorit që ka luajtur personazhe si, Han Solo apo Indiana Jones, dikur i patën thënë se ai nuk i posedonte tiparët e nevojshëm për t’u bërë një yll filmi. Ford ndërkaq, që disa dekada me radhë, ka dominuar me rolet e spikatura në kinematografi.

Vincent Van Gogh

askushi dikushi 010

Piktori i famshëm, në të gjallë të tij, kishte arritur të shiste një pikturë të vetme – të cilën ia kishte shitur një shoku të tij për një shumë të papërfillshme parashë. Sot, ndërkaq, punimet e tij vlerësohen miliona dollarë. Për shkak të skamjes, ai shpeshherë kishte punuar edhe i uritur, por krijoi mbi 800 vepra të papërsëritshme.

Please follow and like us: